LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habjon Hasani i përgjigjet Carlo Bolinos

22 Prill 2016, 04:13, Aktualitet CNA

Gazetari dhe pronari i portalit “Hashtag Albania”, Habjon Hasani i është përgjigjur botuesit Carlo Bolino, i cili sulmoi mediat online, pasi sipas tij nuk kishin pasqyruar lajmin e deklaratës së ish-Kryeministrit Sali Berisha për pajisjen e qytetarëve me armë. Përmes një reagimi, Hasani mohon akuzat e Bolinos, që ashtu siç evidentoi edhe citynews, portali “Hashtag Albania” e kishte zbardhur lajmin në fjalë. Ndërkohë gazetari Hasani i përmend Bolinos një studim të një OJF-je gjysmë sorosiane, e cila pasi kishte hetuar tregun mediatik kishte zbuluar se te pakten 78% e medias (Gazeta/TV/Portale/ radio) jane nën ndikimin e Edi Ramës.

Reagimi i gazetarit Habjon Hasani

QETESOHU KARLO!

Meqenese botuesi i Shqiptarja .com dhe njeheresh korrespondenti i BunkArt Karlo Bolino ka bere nje shenim ne Facebook ku e klasifikon HashtagAL (sebashku me Syri.net; Lapsi.al; Exit.al) si media te kontrolluara nga Berisha, po bej nje sqarim ketu ne Facebook, sepse ne HashtagAL mund te marr seriozisht vetem koncensionet qe fiton apo gjobat qe ve Karlo, por jo leksionet e tij te gazetarise.

Se pari, Bolino pretendon se HashtagAL nuk e ka raportuar deklaraten e Berishes per armatimin e popullsise dhe ja ka fshehur publikut. E verteta eshte se e kemi publikuar, madje vetem pak minuta pasi e ka deklaruar, mund te gjendet lehtesisht ne faqen e Facebook-ut te faqes tone sepse aty nuk e modifikon dot orarin e postimit. Karlo duhej te kishte veriifikuar para se te fliste.

Se dyti, meqenese Karlo e ka vaj me kryeministrin, kur te shkoje t’i kerkoje ndonje tjeter repart ushtarak me koncension e ftoj t’i kerkoje atij dhe nje studim te muajit Nentor(ne mos gaboj) te nje OJF-je gjysme sorosiane, e cila pasi kishte hetuar tregun mediatik kishte zbuluar se te pakten 78% e medias (Gazeta/TV/Portale/ radio) jane nen ndikimin e Edi Rames. Perseris, te Edi Rames.

Duke qene se Rama e ka kapur per fyti spektrin e informimit, portali im nuk ka diskutim qe e mban parasysh kete te dhene kur orienton politiken editoriale.

Si thua ti Karlo? Ta mbajme ne ekuiliber total brenda 20 perqindeshit ndersa tek 80% te beje kryeministri art me koncension neper bunkere?

Patjeter qe HashtagAL ne kete shporporcion dhe ndikim absolut te Edi Rames ne media, do jete me vulnerabel me me te dobetit.

As njollos e as intimidon dot me Berishen, mua jo te pakten. Sepse edhe linjen editoriale te HashtagAL e kam qartesisht te percaktuar, per te demontuar kete teorine tuaj idiote te demonizimit.

Po ta shpjegoj Karlo:

Edi Rama-Ilir Meta-Berisha, jane aksionare me 33.33 perqind secili ne te miren dhe te keqen e puneve te ketij vendi. Cilido faktor mediatik qe perpiqet te demonizoje vetem njerin prej ketyre i sherben bandes rivale. Kaq e thjeshte eshte linja editoriale e HashtagAL.

Meqenese ra fjala Karlo, ne thelb deklarata e Berishes eshte ne favorin tend. Fundja po plasi ndonje 97 e dyte nga kjo puna e armatimit, ti leverdi do kesh, se do dynden mileti tek bunkeri yt qe te shpetojne koken. Bunkeri do ua shpetoje koken, ndonese ti me tarifat e tua koncensionare do dish t’ua rrjepesh me pas.

Kete pune e ben me mire se gazetarin, ke ca vite qe ja ke marre doren.

Suksese me BunkArtin.

Lajmet e fundit nga