LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia pranon akuzat e Flamur Nokës për drogën masive të mbjellë në vend

21 Prill 2016, 18:55, Aktualitet CNA

Policia ka pranuar akuzat e deputetit demokrat, Flamur Noka se në mënyrë masive në vend po trafikohet dhe mbillet një farë e re kanabisi, me cikël biologjik 45-ditor. Në një intervistë për TCH,Altin Qato, zv.drejtorI i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë, tha se forcat e policisë e kanë informacionin e përcjellë nga Noka edhe Kryeministrit Rama përmes një letre të dërguar ditën e djeshme.

?Kemi informacion për një bimë narkotike me cikël më të shkurtër, për të cilin ne kemi filluar edhe më shpejt kontrollin e territorit. Edhe monitorimi do të fillojë më shpejt, për të mos lënë hapësira boshe në kohë. Ne e kemi vazhdimisht nën kontroll territorin, duke e copëzuar me përgjegjës përkatës në këto zona, të cilët kanë detyrim që në mënyrë të vazhdueshme ta kontrollojë atë. Kjo sepse, nëse ne kemi asgjësuar njëherë bimë narkotike, nuk do të thotë që të mos e kontrollojmë më atë territor?, tha Altin Qato, zv.drejtor i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë.

Qato tha se kontrolli për identifikimin e parcelave në zonat e riskut, në bashkëpunim me Interforcën italiane, do të fillojnë pas pak ditësh.

?Mund të fillojmë që në maj. Ky operacion ka filluar që në momentin që është bërë një plan veprimi. Ne jemi në operacion, pavarësisht se jemi ende në fazën e sensibilizimit, pasi edhe vet kushtet atmosferike dhe koha në të cilën ajo kultivohet është pikërisht kjo e tanishmja për kultivim në tokë të hapur. Presim konfirmimin shumë shpejt e do të fillojmë edhe monitorimin nga ajri?, tha më tej Altin Qato.

Sipas specialistëve të policisë, fara e re e kanabist prodhon një bimë të shkurtër, e cila vështirëson punën për konstatimin e saj, por nga ana tjetër ka kosto të madhe për trafikantët dhe nuk klasifikohet e cilësisë së lartë.

Lajmet e fundit nga