Connect with Us

Ngjela: Sot drama e brendshme e Saliut shkoi deri në vetëvrasje

Aktualitet

Ngjela: Sot drama e brendshme e Saliut shkoi deri në vetëvrasje

Publikuar

-

Avokati dhe Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi,  Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me deklaratën e ish-Kryeministrit Sali Berisha për miratimin e ligjit që parashikon pajisjen e qytetarëve me armë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela shkruan se drama e brendshme e Saliut, sot shkoi deri në vetëvrasje.

Ja çfarë shkruan avokati Spartak Ngjeli

Berisha iu kërkon atyre që ka vjedhur që të armatosen për të siguruar gjënë e vjedhjedhur prej tij. (!)
Ka bërë shkelje të madhe: ka shkelur ligjin 222 të kodit penal më atë thirrje, me dënim deri në 10 vjet burgim
Po Rama?
Ky është rasti që të provojmë: e do apo nuk e do Reformën në Drejtësi Kryeministri Shqiptar? Dyshimet e ndërkombëtarëve janë që nuk e do këtë Reforme Rama. Prandaj s’e fut në Parlament.
Por, a do ta hapë procedurën për arrestimin e Berishës nën akuzën e nenit 222 të Kodit Penal?
Ta shohim ! Por ka dyshime edhe për këtë.
Pyetja është kjo:
Vjedhja më e madhe është bërë në Albpetrol. Naftë e grabitur në mënyrë banditeske.Pse nuk akuzon Saliu për këtë? Se ka Koçon kundrejt Rames he kërkon të neutralizojë Ramen më Koçon
Rama…ose me shqiptarët ose me Koçon dhe Saliun!
Në je në dyzim dil nga ky qerthul…se nuk ka shpresë as Saliu as Koçoja.
Dil dhe nis akuzën kundër Saliut, në të kundërt je bashkëpunëtor me vjedhësit që kërkojnë të mbrojne gjënë e vjedhur duke armatosur të vjedhurit. Kjo është kohë guximi dhe jo frike. Si mund te ketë frikë një kryeministër që ka mbështetje absolute nga politika amerikane?
Nuk ka më kohë, shqiptarët kërkojnë europianizimin e tyre. Të gjithë vjedhësit janë trembur, pse po i merr seriozisht ti Rama?
Fute projektligjin e Reformës në Parlament Rama, se është politika amerikane në atë draft!… Kush do ta votojë kundër? Asnjë. Prandaj nuk futet. Rama! Ti ende nuk e kupton se po vepron si me Nishan ziun që nuk pranove të vije kandidature të dytë apo të tretë në zgjedhjen e presidentit? Çfarë po kërkon? Mos po kërkon t’i çosh prapë shqiptarët në nje çezëm pa uje?
Tani që Saliu do të bëjë kryengritje për të siguruar vjedhjet e tij dhe të families së tij, ka vetëm një rrugë: futjen urgjente të Reformës në Parlament. Kjo është prova. Sali Berisha kërkon të terrorizojë shqiptarët dhe t’i thotë politikës amerikane që unë “hedh Shqipërinë në erë ” nëse më cenoni te vjedhja ime. Berisha ka krime të shumtë në shpinë dhe po e mudon Hija e Bankos. Mos ju duket çudi, sepse hijen e Bankos
e shihte vetëm Magbethi.
Rama, mos u bëj palë me ose pa dashje me ata të cilëve iu është shfaqur Hija e Bankos.
Ta shohim si do veprojë ky Kryeministër pasi ka firmosur me FBI – në amerikane…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Qytetarët “çmenden” pas Përputhen/ Kikia drejton gishtin nga media: Nuk e ka fajin turma

Publikuar

-

Nga

Padia e Berishës ndaj Blinken/ Kikia: Provë e fortë për drejtësinë

Gazetari Mentor Kikia ka folur për emisionet që kanë tërhequr vëmendjen e audiencës, kur kohët e fundit janë parë qytetarët që të vrapojnë pas ish-konkurentëve të “Përputhen” vetëm e vetëm për të bërë një foto.

Kikia tha se në këto raste nuk do të fajësonte turmën, por median që sipas tij nuk po prodhon kulturë.

Sot nuk prodhohet më kulturë. Shumë qyteta kanë një mungesë teatri, televioznet kanë mungesë emisonesh për fëmijë dhe për këtë do fajësoj median dhe jo turmën”, u shpreh ai në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Më tej gazetari deklaroi: “Populli gjithandej është popull. Mes turmës dhe medias do fajësoja median sepse është më e përgjegjshmë mbi atë që i bën turmës dhe mendoj se dhe ata që i prodhojnë këto emisone janë koshientë, por kjo është biznes. Gabimi qëndron te ajo shtresë e shoqërisë që duhet të jetë pararoja e shoqërisë.

Se një 5% është ajo që prodhon kulturën, shkencën pjesa tjetër është popull, këtu është prishur ky ekulibër, nuk kemi një shtresë që të prodhojë këtë. Dhe kështu turren këto turma pas atij personi që kanë parë në televizion. Pse nuk ka kinema, teatër, emisone për fëmijë. Kur duhet që këto mend të bëhen bashkë për një drejtim të caktuar për të bërë një vërejtje të madhe nuk e bëjmë dhe drejtojmë gishtin tek ajo turma që do vazhdojë të rritet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën një takim me udhëheqjen e Phenianit “kudo, kurdo dhe pa parakushte” ndërkohë që ende nuk ka pasur kontakte publike mes administratës së Presidentit Biden dhe Koresë së Veriut.

Deklarata e emisarit amerikan, Sung Kim pason komentet që bëri javën e kaluar udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un duke reaguar ndaj një analize të fundit të Uashingtonit mbi qëndrimin amerikan ndaj këtij vendi të izoluar komunist. Udhëheqësi koreano-verior u shpreh se Pheaniani duhet të përgatitet si “për dialog, ashtu edhe për ballafaqim”.

Administrata e Presidentit Biden më parë pat premtuar “një qëndrim praktik, të kalibruar” përfshirë përpjekje diplomatike për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe i raketave balistike.

“Vazhdojmë të ushqejmë shpresa se Koreja e Veriut do t’u përgjigjet pozitivisht orvatjeve tona dhe ofertës për t’u takuar kudo, kurdo dhe pa kushte,” tha përfaqësuesi amerikan Sung Kim gjatë një vizite pesë ditëshe në aleatin e Amerikës, Korenë e Jugut.

Javën e kaluar Kim Jong Un tha se situata ushqimore në Korenë e Veriut është “e tenionuar” duke u rënë këmbanave të alarmit për problemet në sektorin bujqësor që prej vitesh ndesh vështirësi akute për të përmbushur nevojat e këtij vendi të izoluar. Koreja e Veriut ka vetë-imponuar një bllokadë edhe më të rëndë si mbrojtje nga pandemia.

LEXO EDHE:  “Të pranojë se gabuan”/ Neritan Ceka godet Berishën

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela i del në krah Berishës / Ja çfarë duhet të bënin demokratët pas fyerjes së Ramës

Sipas televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe udhëheqës të tjerë kishin diskutuar “masa emergjente” në përgjigje të “krizës aktuale ushqimore”.

Koreja e Veriut këmbëngul se nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus në vend, një pretendim që analistët e vënë në pikëpyetje. Autoritetet e Pheanianit kanë imponuar masa të forta për të mbyllur kufijtë gjë që ka prekur edhe furnizimet jetike nga Kina si dhe ndihma të tjera ndërkombëtare.

Diplomati amerikan Sung Kim u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të zbatojnë plotësisht sanksionet kundër Phenianit, të cilat prekin importimin e naftës dhe eksportin e qymyrgurit, tekstileve, peshkut dhe produkteve të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kreu i Bundestagut gjerman ofron ndihmesë në zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Në përgatitje të raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe kryetari i parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, po përpiqet të japë ndihmesë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Bundestagut,  Wolfgang Schäuble priti të hënën, më 21 qershor,  homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Në qendër të bisedimeve në ndërtesën e Rajhstagut në Berlin ishte anëtarësimi i mundshëm i Republikës së Kosovës në BE dhedialogu me Serbinë, thuhet mes të tjerash në një deklaratë të Bundestagut.

“Nisur nga sfidat globale, duhet të arrijmë që ta mbajmë Evropën të qendrueshme dhe këtu hyjnë edhe marrëdhëniet e qendrueshme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Schäuble.

Kryetari i Bundestagut u tregua i gatshëm  të japë kontributin e tij për dialogun. “Ne do të jepnin me kënaqësi ndihmesën tonë nëpërmjet  kontakteve midis parlamentarëve, për të mbështetur procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Schäuble, sipas deklaratës së Bundestagut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vend për momentin, për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili ka qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

LEXO EDHE:  “Më çmendët të gjithë”/ Meta: Në 27 vite politikë më seriozi më ka dalë Sali Berisha

LEXO EDHE:  “Më çmendët të gjithë”/ Meta: Në 27 vite politikë më seriozi më ka dalë Sali Berisha

Por ngritja e një asociacioni të tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe hidhet poshtë pothuajse nga i gjithë spektri partiak në Kosovë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i tha Deutsche Welle-s, në një intervistë, se krijimi i një Asociacioni të tillë me kompetenca ekzekutive do të shkatërronte funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe është kësisoj i papranueshëm nga ana e Kosovës.

Temat e tjera në takimin e parë të Konjufcës në Berlin, në cilësinë e kryeparalamentarit, ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe reformat e planifikuara të sistemit arsimor, në të cilin Kosova dëshiron të orientohet te sistemi i dyfishtë (mësim dhe praktikë) që përdoret në Gjermani. Dy krerët e parlamentit biseduan edhe për pandeminë dhe sfidat e saj.

Nga Bundestagu bëhet e ditur se të premten, më 25 qershor, Wolfgang Schäuble do të presë në selinë e tij në Berlin edhe presidentin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Dačić. DW

LEXO TE PLOTE