LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topalli-Bashës: Je i vonuar

20 Prill 2016, 17:01, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar. Mediat panë atë që Kreu i PD-së tha në prononcimin për shtyp. Në fakt gjatë zhvillimi të mbledhjes ka patur pyetje dhe debate. Grupi parlamentar i PD-së vazhdon të jetë kërkues përballë kryetarit të partisë i cili për një pjesë të grupit është i mefshtë dhe i vonuar.

Ish-Kryeparlamentarja dhe ish-Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka qenë e drejtpërdrejtë me kreun demokrat, Lulzim Basha. Pyetjet kanë qenë të forta dhe shokuese për Bashën i cili në fakt nuk iu përgjigj artikulimit të Topallit, por belbëzonte ndaj pyetjeve të saj.

Burimet thanë për citynews se zonja Topalli e ka pyetur Lulzim Bashën se pse të gjitha denoncimet e forta vijnë vetëm prej ish-Kryeministrit Sali Berisha. Të njëjtat burime thanë se një tjetër pyetje e Topallit ishte se pse Lulzim Basha dhe Partia Demokratike reaguan 18 orë me vonesë për arrestimin e Emiljano Shullazit, i cili akuzohet se ka kërcënuar kandidatin për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni.

Topalli është ndalur në pyetje të tjera për Bashën. Ajo e ka pyetur kreun demokrat se pse PD ka vonuar 9 muaj komisionin hetimor për aferën e CEZ-it, ndërkohë që në ditët e para të daljes së skandalit kryetari i PD-së do të deklaronte se selia blu ka të gjitha provat për çështjen në fjalë. Basha i është përgjigjur Topallit, duke i thënë se PD mund të gjejë prova të reja.

Sa kohë do i duhet opozitës për zbardhjen e fakteve të reja, pasi më herët ka pretenduar se i ka të gjitha provat?! Të gjitha artikulimet e Topallit kanë qenë të forta drejt Lulzim Bashës, për të treguar në fakt aksionin e vonuar të tij dhe Partisë Demokratike dhe për t?i rikonfirmuar se opozita nuk mund të ecë para me këtë apati dhe vonesë./citynews

Lajmet e fundit nga