LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolle tregtisë së gazit

20 Prill 2016, 19:34, Aktualitet CNA

Kompanitë e tregtimit të gazit me shumicë do të jenë përgjegjëse për sigurinë e bombolave, që nga mbushja e deri tek shitja  tek konsumatorët.

Në një takim që pati shoqëritë më të mëdha të gazit në vend ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, tha se tregtimi i gazit do të bëhet vetëm në stacione të kontrolluara dhe do të ndalohet mbushja në pikat e karburantit.

?Ato bombola që mbushni deri tek shitja tek konsumatori do të bëhet nën mbikëqyrjen tuaj. Do të thotë që nuk ka më mbushje nëpër pika karburanti dhe kjo nuk duhet të lejojet. Kemi mundësuar dhe tregtimi të bëhet afër pikave të karburantit, por jo më mbushje në pika karburanti. Pra aty do të jetë stacioni ku do të shiten bombolat?, deklaroi Gjiknuri.

Ministri i Energjisë tha kuadri ligjor është plotësuar. Ai shtoi se çdo bombol duhet të certifikohet periodikisht.

?Bombola duhet të mbajë shënimin dhe markimin përkatës, ngjyrën e deklaruar prej Sh.A., markën tregtare, simbolin e flakës së ndezur dhe duhet të jenë të certifikuara. Nuk mund të ketë më bombola si sot, ku një pjesë janë për skrap?, u shpreh ministri i Energjitikës.

Gjiknuri paralajmëroi po ashtu ashpërsim të penaliteve për shitjen e gazit jashtë rregullave teknike.

Në një takim që pati shoqëritë më të mëdha të gazit në vend ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, tha se tregtimi i gazit do të bëhet vetëm në stacione të kontrolluara dhe do të ndalohet mbushja në pikat e karburantit.

?Ato bombola që mbushni deri tek shitja tek konsumatori do të bëhet nën mbikëqyrjen tuaj. Do të thotë që nuk ka më mbushje nëpër pika karburanti dhe kjo nuk duhet të lejojet. Kemi mundësuar dhe tregtimi të bëhet afër pikave të karburantit, por jo më mbushje në pika karburanti. Pra aty do të jetë stacioni ku do të shiten bombolat?, deklaroi Gjiknuri.

Ministri i Energjisë tha kuadri ligjor është plotësuar. Ai shtoi se çdo bombol duhet të certifikohet periodikisht.

?Bombola duhet të mbajë shënimin dhe markimin përkatës, ngjyrën e deklaruar prej Sh.A., markën tregtare, simbolin e flakës së ndezur dhe duhet të jenë të certifikuara. Nuk mund të ketë më bombola si sot, ku një pjesë janë për skrap?, u shpreh ministri i Energjitikës.

Gjiknuri paralajmëroi po ashtu ashpërsim të penaliteve për shitjen e gazit jashtë rregullave teknike./TCH

Lajmet e fundit nga