LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta, pritje për 25-vjetorin e Parlamentit pluralist demokratik

18 Prill 2016, 20:02, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta organizoi një pritje me rastin e 25-vjetorit të parlamentit pluralist demokratik në Pallatin e Brigadave

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta organizoi një pritje me rastin e 25-vjetorit të parlamentit pluralist demokratik në ambientet e Pallatit të Brigadave. Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri z. Edi Rama, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të klerit, akademikë, përfaqësues të medias, shoqërisë civile, etj.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta tha se në këto 25 vite parlamentarizëm pluralist, Shqipëria ka demonstruar një vokacion të qartë dhe të palëkundur të orientimit të saj euroatlantik.

?Falë mbështetjes të pakursyer të partnerëve tanë strategjikë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian si dhe reformave rrënjësore të ndërmarra me asistencën e tyre të çmuar ndër vite, Shqipëria sot është një anëtare e respektuar e NATO-s dhe kandidate për në Bashkimin Europian si dhe një kontribuuese e çmuar paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë. Shembulli i qartë i këtij roli që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare është edhe organizimi muajin ardhshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s për herë të parë në vendin tonë, ashtu sikurse organizuam edhe Sesionin e 10-të Jubilar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut dy muaj më parë?, – deklaroi z. Meta.

Kryetari i Kuvendit theksoi se ka ende rrugë për të përmirësuar politikbërjen dhe për të shëndoshur ekonominë shqiptare, për t?u dhënë qytetarëve më shumë mundësi, mirëqenie dhe siguri.

?Kemi ende rrugë për të bërë për të konsoliduar sistemin tonë demokrat për të rritur nivelin e integritetit të Kuvendit IMG_0096dhe përmirësuar procesin ligjvënies dhe rolin e tij të rëndësishëm, gjithashtu për të shtuar kontrollin mbi ekzekutivin dhe përmirësuar bashkëpunimin me institucionet e pavarura. Kemi ende rrugë për të bërë për të përmirësuar aktivitetin tonë, procesin e transparencës ndaj qytetarëve, por dhe llogaridhënien para tyre. Kemi ende rrugë për të zhvilluar dhe konsoliduar klimën e një debati konstruktiv dhe cilësor, që para së gjithash dhe mbi të gjitha duhet të udhëhiqet nga interesi i gjerë i publikut?, – shtoi Kryetari i Kuvendit.

Më tej, z. Meta u ndal të sfida madhore e Kuvendit në këto 25 vite, që është reforma në drejtësi e që pritet nga të gjithë qytetarët.

?Konsensusi për çështjet madhore që preokupojnë vendin dhe qytetarët duhet të mbizotërojnë mbi çdo interes politik të ditës dhe duhet të na bashkojë rreth kësaj përgjegjësie të madhe që na kanë besuar qytetarët tanë. Sot Kuvendi ndodhet para sfidës më madhore që nga themelimi i pluralizmit 25 vite më parë, miratimit të Reformës në Drejtësi. Këtë reformë e presin të gjithë qytetarët, publiku i gjerë dhe partnerët tanë ndërkombëtar dhe me këtë rast dua të shpreh një vlerësim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë ata ekspertë vendas dhe ndërkombëtar që kanë punuar për këtë projekt. Në mënyrë të veçantë do të doja të falënderoja për mbështetjen e pakursyer të partnerëve tanë ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-në, të Komisionit të Venecias dhe sidomos të misioneve të asistencës të EURALIUS dhe OPDAT-it?, – tha z. Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit bëri apel që kjo kohë të shfrytëzohet me urtësi dhe largpamësi për të përmbyllur me sukses këtë proces madhor dhe historik me konsensusin e duhur.

meta?Miratimi i reformës në drejtësi do të rikthejë besimin e publikut tek drejtësia, por edhe besimin e investitorëve te mundësitë e shumta që ofron Shqipëria. Është detyra e të gjithëve ne dhe përgjegjësia jonë historike për ta çuar këtë proces përpara dhe për t?u dëshmuar shqiptarëve dhe partnerëve se ne ishim të aftë në lartësinë e sfidës që kërkon e ardhmja evropiane e Shqipërisë, si një vend i së drejtës dhe i sundimit të ligjit. Më lejoni të shpreh bindjen time se ne do ta kalojmë këtë sfidë me sukses dhe do të mbahemi mend si Kuvendi i Reformës në Drejtësi?, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

I nderuar z. Kryeministër,

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të pavarura,

Të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik,

Të nderuar përfaqësues të Klerit, të Medias dhe të Shoqërisë Civile,

Zonja dhe zotërinj,

Në këtë përvjetor të 25-të parlamentarizmit pluralist në Shqipëri, dëshiroj të filloj me një përshëndetje të veçantë për të gjithë kolegët tanë të nderuar, ish-drejtuesit e Kuvendit të Republikës dhe ish-deputetët e tij vite më parë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar për t?i dhënë jetë parlamentarizmit dhe demokracisë në një vend të dalë nga diktatura më e egër në Evropë.

Dëshiroj të shpreh një mirënjohje, por edhe përshëndetje të veçantë familjarëve të ish-kolegëve tanë të nderuar që nuk janë më mes nesh, dhe në mënyrë të veçantë znj. Arbnori dhe znj. Hajdari që ndodhen sot këtu.

Në këto 25 vite parlamentarizëm pluralist, Shqipëria ka demonstruar një vokacion të qartë dhe të palëkundur të orientimit të saj euroatlantik. Falë mbështetjes të pakursyer të partnerëve tanë strategjikë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian si dhe reformave rrënjësore të ndërmarra me asistencën e tyre të çmuar ndër vite, Shqipëria sot është një anëtare e respektuar e NATO-s dhe kandidate për në Bashkimin Europian si dhe një kontribuuese e çmuar paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë.

Shembulli i qartë i këtij roli që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare është edhe organizimi muajin ardhshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s për herë të parë në vendin tonë, ashtu sikurse organizuam edhe Sesionin e 10-të Jubilar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut dy muaj më parë.

Kemi ende rrugë për të përmirësuar vetveten, politikbërjen si dhe për të shëndoshur ekonominë tonë dhe për t?u dhënë qytetarëve tanë më shumë mundësi, mirëqenie dhe siguri.

Kemi ende rrugë për të bërë për të konsoliduar sistemin tonë demokrat për të rritur nivelin e integritetit të Kuvendit dhe përmirësuar procesin ligjvënies dhe rolin e tij të rëndësishëm, gjithashtu për të shtuar kontrollin mbi ekzekutivin dhe përmirësuar bashkëpunimin me institucionet e pavarura.

Kemi ende rrugë për të bërë për të përmirësuar aktivitetin tonë, procesin e transparencës ndaj qytetarëve, por dhe llogaridhënien para tyre.

Kemi ende rrugë për të zhvilluar dhe konsoliduar klimën e një debati konstruktiv dhe cilësor, që para së gjithash dhe mbi të gjitha duhet të udhëhiqet nga interesi i gjerë i publikut.

Konsensusi për çështjet madhore që preokupojnë vendin dhe qytetarët duhet të mbizotërojnë mbi çdo interes politik të ditës dhe duhet të na bashkojë rreth kësaj përgjegjësie të madhe që na kanë besuar qytetarët tanë.

Sot Kuvendi ndodhet para sfidës më madhore që nga themelimi i pluralizmit 25 vite më parë, miratimit të Reformës në Drejtësi.

Këtë reformë e presin të gjithë qytetarët, publiku i gjerë dhe partnerët tanë ndërkombëtar dhe me këtë rast dua të shpreh një vlerësim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë ata ekspertë vendas dhe ndërkombëtar që kanë punuar për këtë projekt.

Në mënyrë të veçantë do të doja të falënderoja për mbështetjen e pakursyer të partnerëve tanë ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të Komisionit të Venecias dhe sidomos të misioneve të asistencës të EURALIUS dhe OPDAT-it.

Ndaj këtë kohë që kemi përpara duhet ta shfrytëzojmë me urtësi dhe largpamësi për të përmbyllur me sukses këtë proces madhor dhe historik, të arrijmë konsensusin e duhur, pasi miratimi i reformës në drejtësi do të rikthejë besimin e publikut tek drejtësia, por edhe besimin e investitorëve te mundësitë e shumta që ofron Shqipëria.

Është detyra e të gjithëve ne dhe përgjegjësia jonë historike për ta çuar këtë proces përpara dhe për t?u dëshmuar shqiptarëve dhe partnerëve se ne ishim të aftë në lartësinë e sfidës që kërkon e ardhmja evropiane e Shqipërisë, si një vend i së drejtës dhe i sundimit të ligjit.

Më lejoni që në përfundim të shpreh bindjen time se ne do ta kalojmë këtë sfidë me sukses dhe do të mbahemi mend si Kuvendi i Reformës në Drejtësi.

Unë në shëndetin e parë për 25 viteve të ardhshme që vijnë do ta ngre me znj. Arbnori në kujtim edhe të ish-Kryetarit të Kuvendit të periudhës 1992-1996 të z. Arbnori, por në veçanti në kuptim të urtësisë dhe tolerancës së tij, që ishte e pashembullt po të kemi parasysh se ishte një nga disidentët më të vuajtur gjatë 50-viteve të regjimit që lamë pas.

Lajmet e fundit nga