Connect with Us

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplas 75-vjeçarin

Kronika

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplas 75-vjeçarin

Publikuar

-

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 13:31, në Sheshin e Flamurit të Vlorës. Burimet nga policia lokale bëjnë me dije se një automjet tip “Benz” me targë: AA443BZ, me drejtues shtetasin: E.H. 26 vjeç, ka goditur aksidentalisht një person, i cili ishte duke udhëtuar me një motorçikletë tip “44-CC”, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i këtij motori, shtetasi me iniciale: J.H. 75 vjeç, me disa dëmtime në trup por sipas mjekëve, jasht rrezikut për jetën. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Eksplozivi poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm një pako, në të cilën dyshohet se ka lëndë eksplozive është gjetur poshtë makinës së administratorit të ekipit të Vllaznisë, Suad Liçi.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë ka ardhur edhe reagimi zyrtar I Policisë së Shkodrës.

“Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas kalimtaren

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e një 60-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor ‘Pushimi Shoferit – Divjakë’.

Mësohet se e plagosur rëndë ka mbetur një 60-vjeçare e cila ndërsa po kalonte rrugën, është përplasur nga fuoristradë me targa AA 473 JC.

E plagosura është Liri Ndoni e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Eksploziv makinës së administratorit të Vllaznisë/ Pritet mbërritja e forcave xheniere

Publikuar

-

Nga

Një pako, në të cilën dyshohet se ka lëndë shpërthyese, është gjetur mëngjesin e sotëm poshtë makinës së Suad Licit, administrator i ekipit të Vllaznisë.

Sasia e dyshuar si tritol fatmirësisht nuk ka shpërthyer, ndërkohë forca të shumta policie ndodhen tek mjeti.

Makina ka qenë e parkuar poshtë banesës së tij në lagjen “Ahmet Haxhija” pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’ në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 08:56 minuta në momentin që Lici ka dalë nga shtëpia dhe është drejtuar për të hipur në makinë ka pikasur një pako të dyshimtë poshtë ‘Benz’-it të tij të mbështjellë me natriban duke njoftuar policinë.

Ndërkohë, pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako, që dyshohet se është tritol, por ende e pakonfirmuar.

LEXO EDHE:  “Toy Boy” shqiptar persekuton ish të fejuarën gjenoveze

LEXO EDHE:  Shpërndanin lëndë narkotike/ Arrestohen dy persona

Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autoreve të vendosjes se kësaj pakoje të dyshimtë.

LEXO TE PLOTE