Connect with Us

Nuk njeh vendimet e gjykatës/ Shqiptari thyen arrestin shtëpiak

Kronika

Nuk njeh vendimet e gjykatës/ Shqiptari thyen arrestin shtëpiak

Publikuar

-

Një shqiptar në Itali ka thyer arrestin shtëpiak pasi nuk njihte vendimin e gjykatës. Mësohet se 45-vjeçari Arben Cerka, banues në Bassano, është dënuar për krime ndaj pronës, dëmtime të rënda dhe për kërcënime. Ai ka fyer punonjësit e policisë kur i kanë shkuar për kontroll në banesë. Ky person ishte në arrest shtëpie, pasi disa vite më parë kur jetonte në Paderno të Provincës së Trevisos, shkaktoi jo pak sherr duke kërcënuar punonjësit e administratës lokale, me pretendimin se ishte trajtuar në mënyrë diskriminuese. Lidhur me këtë, 45-vjeçari shqiptar u dënua me 8 muaj burg.

Kur oficerët e policisë së qytetit i shkuan për kontroll në banesë, ata kanë gjetur vetëm bashkëshorten e tij, e cila filloi t’i fyej ata. “Burri im është një njeri i lirë. Ne nuk i njohim vendimet e gjykatës. Ju nuk duhet të vini për ta kërkuar”,u tha ajo policëve. Fyerjet i vijoi burri me t’u kthyer në shtëpi. “Unë bëj atë që unë dua. Në qoftë se unë dua të shkoj jashtë, e bëj sepse jam njeri i lirë”, tha burri. Pasi u qetësua, 45 vjeçari u dërgua në stacionin e policisë ku kaloi një natë në burg nën akuzën e arratisjes nga arresti shtëpiak. Më pas u rikthye sërish në shtëpi për të vijuar dënimin. Gjykata do të jetë ajo që do të vendosë për masën e mëtejshme nëse do të dërgohet në qelitë e burgut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhet dëshmia/ Si u kërcënua me pistoletën në gojë, burri i gjyqtares së Shullazit

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani, i cili akuzon se ka marrë kërcënime nga banda e Emiljano Shullazit, në kohën kur gruaja e tij kishte në dorë dosjen për këta persona.

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.
Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”.

Pavarësisht se Dollani pretendonte se ishte kërcënuar së bashku me familjen e saj, hetimet për këtë çështje u pushuan, ndërkohë që dosja Shullazi ka mbërritur në Gjykatën e Posatshme.

LEXO EDHE:  Kokainë brenda bukës/ Shqiptarit i vihen prangat

LEXO EDHE:  Vazhdon "peshkimi" i drogës shqiptare në brigjet italiane

Vendimi i akuzës u kundërshtua edhe nga Dollani e cila instistoi për vijimin e hetimeve, pasi sipas saj shumë aspekte të rastit nuk ishin marrë në konsideratë.

Gjykata vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme por kjo ka sjellë një ngërëç të ri ligjor.

Duke qenë se janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen, janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve. Në kushtet kur Apeli i Krimeve u shkri dhe u krijua Gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e dosjen. Për këtë gjykata i është drejtuar me shkrese Këshillit të Lartë gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje duke vënë në pikëpyetje të madhe ecurinë e procesit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolle blic në të gjithë vendin/ Arreston 85 drejtues mjetesh

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore, është angazhuar prej 10 ditësh në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë  si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor.

Si rezultat i kontrolleve me radarë dhe dragera, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi, si dhe janë arrestuar 85 drejtues mjetesh, për mungesë të lejes së drejtimit ose drejtim në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Siguria rrugore, 1-10 shkurt 2020

Policia Rrugore, në të gjithë vendin, gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt 2020, ka qenë e angazhuar në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve me radarë dhe dragera, në të gjithë vendin, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi, nga këto:

– 98 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur;

– 402 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, në disa raste edhe me dyfishin e shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika rrugore;

– 98 leje drejtimi për shkelje të tjera, për të cilat Kodi Rrugor parashikon si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit;

Janë arrestuar nga strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, 85 shtetas, nga të cilët: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 13386 masa administrative, nga këto:

625 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1626 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;  2297 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë; 465 për shpejtësi, por pa masën plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit; 3872 për parkime të gabuara dhe ndalim qëndrimi; 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 157 për mungesë të siguracionit; 67 për mungesë të serxholinos për sigurimin e fëmijëve gjatë transportit dhe 4010 për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mosshlyerje të masave administrative që varionin nga 12 deri në 17 masa administrative të papaguara.

Strukturat e Policisë Rrugore do vijojnë me intensitet kontrollet me shërbime të kombinuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore falënderon qytetarët për bashkëpunim, të cilët edhe gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, numrit 112 apo adresave të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit kanë denoncuar dhjetëra shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar në kohë, duke i ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e mjeteve, sipas parashikimeve që përcaktohen në Kodin Rrugor.

Siguria rrugore, 1-10 shkurt 2020Policia Rrugore, në të gjithë vendin, gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt 2020, ka qenë e angazhuar në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.Si rezultat i kontrolleve me radarë dhe dragera, në të gjithë vendin, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi, nga këto: – 98 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur; – 402 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, në disa raste edhe me dyfishin e shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika rrugore;- 98 leje drejtimi për shkelje të tjera, për të cilat Kodi Rrugor parashikon si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit;Janë arrestuar nga strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, 85 shtetas, nga të cilët: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.Janë vendosur 13386 masa administrative, nga këto:625 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1626 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 2297 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë; 465 për shpejtësi, por pa masën plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit; 3872 për parkime të gabuara dhe ndalim qëndrimi; 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 157 për mungesë të siguracionit; 67 për mungesë të serxholinos për sigurimin e fëmijëve gjatë transportit dhe 4010 për shkelje të ndryshme.Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mosshlyerje të masave administrative që varionin nga 12 deri në 17 masa administrative të papaguara.Strukturat e Policisë Rrugore do vijojnë me intensitet kontrollet me shërbime të kombinuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Policia Rrugore falënderon qytetarët për bashkëpunim, të cilët edhe gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, numrit 112 apo adresave të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit kanë denoncuar dhjetëra shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar në kohë, duke i ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e mjeteve, sipas parashikimeve që përcaktohen në Kodin Rrugor.#StopAlkoolitNëTimon🥃#StopInformalitetitNëTransport#Respekto🚦JepiPërparësi👫

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 10. Februar 2020

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabiti të moshuarën dhe i përdhunoi të bijën/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Publikuar

-

Nga

Polcia greke ka arrestuar një 36 vjeçar shqiptar pasi akuzohet për grabitje e përdhunim.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është kapur pasi ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i ka përdhunuar të bijën 53-vjeçare.

Ndërkohë, sipas mediave greke, shqiptari i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë 140 euro.

LEXO EDHE:  Itali/ Rrëzohet nga kantieri i ndërtimit, humb jetën 21 vjecari shqiptar

LEXO EDHE:  Droga shqiptare “pushton” Italinë/ Në pranga tri persona

Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në stacionin e autobusit për në Kalamata.
Ndërkohë, policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale./CNA.al

LEXO TE PLOTE