LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyra e Shtypit në PD, 6 ditë me vonesë denoncimin e Citynews

16 Prill 2016, 16:45, Aktualitet CNA

Gjashtë ditë më parë, citynews denoncoi tenderin e zhvilluar nga Spitali Psikiatrik në Vlorë, i cili linte vend për dyshime për aferë korruptive. Por sot zyra e shtypit në Partinë Demokratike, pas gjashtë ditësh, doli në konferencë për mediat, duke denoncuar pikërisht atë çka citynews shkroi në krye të herës.
Ishte deputetja e PD-së, Arbjola Halimi ajo që tha se firma fituese për pastrimin e Spitalit Psikiatrik është shpallur me ofertën më të lartë. Vonesa prej gjashtë ditësh nuk është e vetmja mangësi e selisë blu.
Citynews solli edhe të tjera fakte lidhur me tenderin në fjalë, të cilat mesa duket nuk janë parë me vëmendje nga zyra e shtypit në Partinë Demokratike. Fitimi me 99% të vlerës së fondit limit nuk ishte i vetmi fakt i sjellë nga citynews. Përmes fotove dhe dokumentave, tenderi linte vend për dyshime dhe favorizime të firmës fituese SORI-AL. Asnjë prej këtyre fakteve nuk janë denoncuar sot nga partia më e madhe e opozitës, por deputetja demokrate u mjaftua vetëm me dy rreshta deklaratë dhe një faqe të printuar nga APP.
Deputetja Halimi ka marrë mandatin e ligjvënëses pas dorëheqjes së Ardian Turkut në prillin e vitit 2015. Ajo bën pjesë në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Nuk dihet se nga kush ka ardhur kjo vonesë dhe mangësi në denoncim, nga ana e deputetes apo nga ana e zyrës së shtypit. Gjithsesi kjo është një çështje që mbetet për t?u zgjidhur brenda selisë blu. PD duhet të ?stërvitet? ende në këtë fushë, pasi siç po e tregon edhe koha, puna investiguese e disa portaleve është duke orientuar opozitën e vendit.
Përveç vonesës në denoncim, zyra e shtypit në PD ka bërë edhe një gafë. Hashtag Albania shkruan se deputetja Halimi flet në deklaratën për shtyp për një drejtoreshë të Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa brenda të njëjtës fjali thotë se tenderi është bërë nga Spitali Psikiatrik i Vlorës, ku drejtor është Kujtim Llapi. Bëhet fjalë për dy institucione të ndryshme, me dy drejtorë të ndryshëm. Tenderi në fjalë nuk është kontraktuar nga Spitali Rajonal i Vlorës ku drejtoreshë është Bruna Mersini por nga Spitali Psikiatrik i Vlorës ku drejtor është Kujtim Llapi. Spitali Rajonal i Vlorës dhe Spitali Psikiatrik janë dy institucione të ndryshme dhe pa ndërvarësi nga njëri-tjetri.
Selia blu duhet të lexojë pak më shumë dhe të bëjë punën e saj duke denoncuar me fakte reale. Dita ditës po tregohet se stafi afër Bashës vështirë e kupton se ç?ndodh në realitet./citynews

Denoncimi i citynews: http://www.citynews.al/2016/04/cmendet-spitali-psikiatrik-ne-vlore-tenderi-fitohet-me-99-te-vleres/

Deklarata e deputetes demokrate: http://www.pd.al/2016/04/hajduteria-beqaj-semundje-ngjitese-spitali-i-vlores-i-zhytur-ne-tendera-korruptive/

Lajmet e fundit nga