LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënim/ Pse denoncon Berisha dhe hesht Basha?

16 Prill 2016, 18:34, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar sot, kërcënimin që Emiljano Shullazi ka bërë ndaj kandidatit për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni dhe rektorit aktual Dhori Kule.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga zyra e tij, Berisha tha se Shullazi me bandën e tij kanë kërcënuar kandidatin për rektor Mynyr Koni për t?u tërhequr nga gara, në të kundërt do ti rrëmbenin djalin. Sipas tij, banda e Shullazit ka ndaluar edhe rektorin aktual të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, duke e kërcënuar të mos e mbështesë kandidaturën e Mynyr Koni.

Kjo nuk është hera e parë që Sali Berisha denoncon akte të tilla kriminale. Në mjaft raste, ai ka denoncuar problematikat e krimit dhe lidhjet e saj me qeverinë aktuale.

Sot, Berisha foli sërish. Denoncoi një akt të rëndë kriminal, sic është kërcënimi me jetë i akademikëve. Ajo që bën përshtypje është se për këtë rast, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka folur ende.

Në fakt, pothuajse të gjitha denoncimet për lidhjet e qeverisë me botën e krimit janë kryer nga ish-kryeministri Berisha, por kreu demokrat Basha, duket disi më i tërhequr.

Pse denoncimet konkrete të lidhjes së qeverisë me krimin dhe peshën e mban gjithmonë Berisha?

Mos vallë Basha ka frikë të përmendë emra të botës së krimit apo kërkon të mos ketë probleme me ta?

Sido që të jetë, akte të tilla kriminale duhet të denoncohen fuqimisht nga cdo qytetar i vendit dhe sigurisht edhe nga lideri i opozitës, i cili duhet të jetë zëri më i fortë i denoncimeve./citynews

Lajmet e fundit nga