Connect with Us

Rama vetëm 30 sekonda me Obamën/ 4 minuta me Biden

Aktualitet

Rama vetëm 30 sekonda me Obamën/ 4 minuta me Biden

Publikuar

-

Ashtu siç raportoi më herët citynews, Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin amerikan Barack Obama për vetëm 30 sekonda. Ndërkohë shefi i qeverisë ka qëndruar 4 minuta të tjera në një takim kokë më kokë me zv.Presidentin Joe Biden. Obama i është bashkuar tryezës zyrtare për pak sekonda, duke e ulur “jehonën” e takimit në thjesht dy foto ku Rama dhe Obama shfaqen buzagaz. Përpos tëgjithë mediatizimit të takimit, axhenda zyrtare e publikuar nga Shtëpia e Bardhë faktonte refuzimin e Obamës për një takim kokë më kokë me Kryeministrin Rama./citynews

LEXO EDHE:  Pse na duhet Ilir Meta kryeministër/ Mesazhi i koduar për Bashën dhe detaji i fshehur nga Presidenti

Linku: http://www.citynews.al/2016/04/sokol-balla-genjen-rama-nuk-do-te-pritet-nga-obama/

obama obama1 obama2

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim/ Debate mes gazetarëve dhe qeverisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime dhe shprehen se vendimi synon të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e informimit të publikut si dhe të mënjanojë mangësitë që janë vërjetur deri tani.

Vendimi i qeverisë socialiste në mbledhjen e saj të parë të mandatit të tretë, për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, ka nxitur diskutime në komunitetin e gazetarëve dhe qarqet universitare. Kjo agjensi sipas vendimit do të përbëhet nga disa struktura të posaçme përgjegjëse për informim pranë çdo ministrie dhe institucioni qendror në varësi të kryeminstrit dhe ministrave dhe do të kordinojë punën mes tyre për të informuar publikun dhe median.

Agjensia për Media dhe Informim do të kryesohet nga një drejtor i përgjithshëm, me statusin e ministrit të shtetit, që emërohet dhe shkarkohet nga kryministri. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe përfaqësues të komunitetit të gazetarëve e konsiderojnë këtë vendim, një nisëm që centralizon informacionin në dëm të lirisë së shprehjes dhe medias.

“E shoh të panevojshëm një vendim të tillë. Qeveria deri tani ka patur një praktikë të komunikimit me median me të cilën gazetarët jo se ishin të kënaqur, por gjithsesi funksiononte me një lloj autonomie për mënyrën se si përcillej informaconi nga një ministri tek tjera. 

Ministri përkatës kishte një qasje të diferencuar nga kolegët e tij përsa i përket marrëdhënies ne mediat, ndërkohë që tani do të keminjë agjensi e cila i vë nën kontroll të gjithë zëdhënësat për shtyp të ministrive dhe do të krijohet një informacon, i cili është uniform dhe që i përcillet publikut në atë mënyrë që do dojë vetë qeveria”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Erlis Çela, pedagod i shkencave të komunikimt në Universitetin Bedër, Tiranë.

Ervin Goci, aktivist dhe pedagog i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, tha për Zërin e Amerikës se është dyshues mbi veprimtarinë e Agjensisë për Media dhe Informim duke sjellë këtë argument.

“Një vendim të tillë unë do ta shihja si një formë të shtetëzimit të informacionit dhe informimit. Atje do ketë njerëz që do vlerësojnë kërkesat për informacion të qendërzuara në një tryezë, dhe çdo gjë që ndodh në të gjithë shtetin, e merr kryeministria në mënyrë të qendërzuar dhe prodhon një tip informacioni. Me keq akoma, do ketë njerëz atje që do interpretojnë se çfarë duhet të japin, kur ne e dimë që institucionet e shtetit duhet të jenë neutrale”-  tha Ervin Goci, lektor në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, UT.

Ministrja e shtetit Elisa Spiropali i tha Zërit të Amerikës se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se krijimi i agjensisë është një riorganizim i brendshëm institucional i strukturave përgjegjëse për informimin e publikut dhe medias. Ky akt, tha ajo, synon rritjen e transparencës, dhe mënjanimin e disa mangësive që janë vërejtur gjatë punës.

“Është një ‘optimizim’ i punës, i komunikimit publik dhe i zyrës pranë kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Patjetër janë vënë re dhe rastekur përgjigja ka munguar, kur nuk është dhënë në kohë, kur transparaneca nuk ka qenë e plotë me median apo me publikun apo thjesht puna nuk është bërë si duhet nga disa prej institucioneve. Besojmë se kjo agjensi, e mbështeturnë modelin më të mirë, atë gjerman që ka 50 vjet që funksionon, i ngjashëm, do të mund t’i adresojë disa nga këto probleme dhe mbi të gjitha do rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e komunikimit me publikun”- tha për Zërin e Amerikës Elisa Spiropali, Ministre Shteti për marrëdheniet me parlamentin.

LEXO EDHE:  SHBA vihet në lëvizje për Reformën Zgjedhore/ Zbardhet qëllimi i takimeve të Yuri Kim me Ramën, ja çfarë proprozon

LEXO EDHE:  SHBA vihet në lëvizje për Reformën Zgjedhore/ Zbardhet qëllimi i takimeve të Yuri Kim me Ramën, ja çfarë proprozon

Aleksandra Bogdani, gazetare e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, thotë se pas modelit gjerman fshihet synimi për të rritur propagandën qeveritare dhe për të vënë informacionin nën kontrollin e pak duarve.



“Modeli gjerman nuk e centralizon informacionin. Sigurisht që ka një zyrë shtypi federale dhe qëllimi i saj është që të japë informacion sa më transparent në interes të informimit të publikut dhe jashtë ndikimit politik. Ajo që po bën Kryeministri Rama është e kundërta, e fut informacionin brenda një strukture me ndikim politik” – tha për Zërin e Amerkës Aleksandra Bogdani, gazetare e Birn.

Pedagogu i komunikimit në Universitetin Bedër, Erlis Cela, shkon me tej kur thotë se kjo agjeni për media dhe informim do të shuajë dhe ato pak zëra kritikë brenda qeverisë.

“Përqendrimi i informacionit në pak duar do të shuajë dhe ato pak zëra që mendojnë disi ndryshe brenda kabinetit qeveritar. Pra, çfarë kuptimi ka që të kemi ministra të ndryshëm, këshilltarë për median në ministri të ndryshme, sepse ata do mendojnë dhe veprojnë ashtu siç u thotë agjensia”- vijoiErlis Çela, pedagod i shkencave të komunikimt në Universitetin Bedër, Tiranë.

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, i hedh poshtë këto qëndrime dhe thotë se, personat që janë përgjegjës për të ruajtur raportin me median dhe publikun në të gjitha institucionet shtetërore në varësi të qeverisë, do të koordinohen nga kjo zyrë, e cila sipas saj do të sigurojë që përgjigja të jepet në kohë , të jetë shteruese.

“Ka një keqkuptim të thellëpër këtë çështje. Nuk e di a është lexuar projekt-akti, apo ky është njëparagjykim i përgjithshëm. Nga pikpamja ligjore dhe kushtetuese nuk ka asnjë pikpyetje. Nga pikpamja e pavarësisë, ministritë nuk janë institucione të pavarura. Ato janë organe të Këshillit të Ministrave dhe detyra e tyre është që në bazë të programit të qeverisë të mund të përgjigjen me transparencë përpara publikut. Për këtë do të sigurohemi dhe këtë do mundohemi të bëjmë”- vijoi Elisa Spiropali, Ministre Shteti për marrëdheniet me parlamentin.

Zëri i Amerikës iu drejtua dhe zyrës së përfaqësuesit të OSBE-së në Vjenë për lirinë e medias, në lidhje me një opinion mbi vendimin e qeversë shqiptare për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, por ende nuk ka një qëndrim. Ndërkohë, Ministrja e shtetit Elsia Spiropali, e pyetur nga Zëri Amerikës, nëse ka patur bashkëpunim me zyrën e OSBE -së në Tiranë për këtë çështje dha këtë përgjigje:

“Me OSBE-në ne kemi bashkëpunim të ngushtë për çështje që kanë të bëjnë me lirinë e medias dhe jo për çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e Këshillit të Ministrave, apo me detyrat që ne kemi. Ky vendim nuk prek lirinë e medias apo ndonjë ligj që ka lidhje me lirinë e medias”- sqaroi  Spiropali.

Përballja e medias me të gjitha qeveritë në Shqipëri në këto tre dekada pas rënies së regjimit komunist, ka qenë në vijimësi e vështirë. Shqipëria në të gjitha raportet e organizatave prestigjoze që monitorojnë lirinë e medias në botë, karakterizohet si shtet me situatë të vazhdueshme problematike. Përdorimi i gjuhës denigruese nga zyrtarët ndaj gazetarëve i ka kthyer ata shpeshherë në shënjestra sulmesh nga të gjitha anët perfshi dhe botën e krimit.

Në mjaft raporte thuhet se interesat politike dhe ekonomike të pronarëve të mediave nxisin shpeshherë dhe vetëcesnurën. Analistët gjithashtu shohin me keqardhje, se dhe vetë brenda medias ka raste korrupsioni, shantazhi dhe gjobvënie ndaj bizneseve, prandaj dhe çdo nisëm ligjore e cila ka në thelb median, shkakton në mënyrë të menjëhershme dhe në çdo kohë ndjeshmëri të gjerë publike./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komision për çështjen Becchetti/ Bushati-Bashës: Jepjani t’ia lexojë ndonjë vendimin e arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike Endira Bushati, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili lajmëroi sot ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Bushati shkruan se për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, por për çështjen “Becchetti”, opozita e Lulit ka heshtur që në vitin 2015, kur ndaj investitorit Italian nisën sulmet e Ramës.

Ajo akuzon kreun e PD të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje, pasi atëherë kur duhje të fliste strukej, ndërsa qeveria mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”, të gjitha i ka thënë vendimi ICSID i Bankës Botërore, shton ajo.

“Një opozitë, padiskutim, komisionet hetimore parlamentare, i ka mjetin më të mirë për të hetuar dhe informuar publikun për çështje të veçanta të rëndësishme….

Ndërsa për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, ajo që s’kuptova është komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”!

Për çështjen “Becchetti”, që u kushton shqiptarëve 140 milionë euro, vetëm për tekat e Ramës, opozita duhej të udhëhiqte popullin për rrëzimin e qeverisë….madje jo në kohën kur doli vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar para pak muajsh….

Por, që në 2015, kur ndaj investitorit italian dhe televizionit Agon Channel u ndërmor një sulm i paprecedentë që vërtetohej më së miri nga intervistat e Ramës…

Pak folëm atëherë…. Ishim pak që flisnim në studio me Fatos Lubonjën, Adi Krastën, Sonila Mecon, Andi Bejtjen….



LEXO EDHE:  Rama del jashtë kornizave të politikës/ Publikon foton me familjen

LEXO EDHE:  Rama del jashtë kornizave të politikës/ Publikon foton me familjen

Opozita e Lulit, nuk ndjehej….edhe pse ishte në parlament….strukej….teksa qeveria rrënoi një investim 40 milionë eurosh, shkatërroi 400 familje….e për më tepër mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Ishte e thjeshtë: Rama nuk donte që Top Channel dhe Klan të kishin konkurrentë….

Kjo del edhe nga biseda që Ëngjëll Agaçi i bënte Becchettit, duke i thënë që duhej të merrej vesh me konkurentët…

E gjitha kjo u tha atëherë!

E gjitha kjo, që nga sulmi i Ramës, trajtimi selektiv dhe abuzues i institucioneve gjenden të arsyetuara e të provuara në Vendimin e ICSID…..

Ndaj dhe, pavarësisht se mirë është që të akuzohet e drejtohet gishti Ramës çdo ditë, me çdo formë për dëmin 140 milionë euro, Luli të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje!

Jo, për gjë, por i ka thënë të gjitha Vendimi ICSID i Bankës Botërore!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”….

Mjafton ta përkthejë vendimin e arbitrazhit në shqip e t’ia japë ta lexojë ndonjërit me “zë burri”!/CNA.al

LEXO TE PLOTE