LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministria, vetëm 3 rreshta për “takimin” Rama-Obama

14 Prill 2016, 19:48, Aktualitet CNA

Zyra e Shtypit e Kryeministrisë ka publikuar vetëm 3 rreshta të fjalës së Presidentit Obama në takimin me delegacionin shqiptar. Siç duket edhe më poshtë, Kryeministria ka nxjerrë vetëm 3 fjali lidhur me atë çka Obama ka deklaruar në takim. Kjo fakton edhe njëherë raportimin  e mëparshëm të citynews, se Obama nuk ka patur një takim protokollar me shefin e qeverisë shqiptare. Ajo që po shitet si një super sukses i Ramës, në fakt është thjesht një foto dhe një shtrëngim duarsh që ka zgjatur vetëm 30 sekonda. Edhe zyrtarisht nga Kryeministria, vërtetohet fakti se Rama nuk ka patur një ftesë nga ana e Presidentit Obama, por nga Zv.Presidenti Biden./citynews

Lajmet e publikuara nga citynews: http://www.citynews.al/2016/04/sokol-balla-genjen-rama-nuk-do-te-pritet-nga-obama/

E vërteta e takimit Rama-Obama

Kryeministri Edi Rama u prit sot, në Shtëpinë e Bardhë, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama  dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden. Në një atmosferë miqësore u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon.

?Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t?ju falenderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht,? ? u shpreh Presidenti Obama.

Kryeministri Rama falenderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe rajonin, duke e konsideruar Ballkanin e sotëm një histori suksesi të politikës së jashtme amerikane.

?Shqipëria është një vend pro amerikan, është një partner serioz në NATO dhe ajo që ne sot po bëjmë në Ballkan, duke çelur një faqe të re në historinë e bashkëpunimit në rajon, është edhe falë asaj çka SHBA ka bërë për rajonin. Ballkani sot është një histori suksesi e politikës së jashtme të SHBA-së,? – nënvizoi Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama e njohu Presidentin Obama dhe Zëvendëspresidentin Biden me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke u ndalur kryesisht në reformën në drejtësi, ndërkohë që prezantoi edhe nismën për të hapur në Tiranë, Qendrën Rajonale për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Lajmet e fundit nga