Connect with Us

FOTOT/ Ja si i pret Presidenti Obama Kryeministrat

Aktualitet

FOTOT/ Ja si i pret Presidenti Obama Kryeministrat

Publikuar

-

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa është mediatizuar se ai është pritur nga Presidenti Obama, në fakt kjo gjë nuk ka ndodhur. Sipas një kërkimi të citynews, rezulton se pritjet e Kryeministrave, Obama i zhvillon në zyrën ovale, në takime kokë më kokë.

Janë një sërë faktesh që tregojnë se Rama sot nuk është pritur nga Presidenti Obama. Ashtu siç raportoi më herët citynews, axhenda zyrtare e Shtëpisë së Bardhë listonte një takim të shefit të qeverisë shqiptare me Zv.Presidentin amerikan Joe Biden, por jo me Presidentin Obama. Gjithashtu, vetë zyra e shtypit e Kryeministrisë publikoi vetëm tre rreshta të fjalës që Obama tha në takimin “super të suksesshëm”. Ndërkaq, Rama në intervistën për Top Story,  pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, tha se Obama thyeu protokollin duke iu bashkangjitur takimit me Biden, duke dëshmuar edhe një herë se nuk ka një pritje protokollare e Kryeministrit Rama nga Presidenti Obama.

LEXO EDHE:  “Nuk më pëlqen marrëveshja”/ Rama i prerë: Nuk dua që ta rrëzojmë, s’e bëmë me zor

Ndërkohë, citynews sjell me anën e disa fotove, pritjet që Obama rezervon për Kryeministrat e vendeve të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë. Siç duket edhe më poshtë, në asnjërën prej tyre nuk gjen ngjashmëri me pritjen e Ramës, e cila përtej një fotoje, po shitet mediatikisht duke iu hedhur hi syve të shqiptarëve./citynews

Takimi i Presidentit Obama me Kryeministrin e Izraelit

izrael

Takimi i Presidentit Obama me Kryeministrin e Indisë

indi

Takimi i Presidentit Obama me Kryeministrin e Hollandës

hollande

Takimi i Presidentit Obama me Kryeministrin e Japonisëjaponi

Takimi i Presidentit Obama me Kryeministrin e Pakistanit

pakistan

Takimi i Obamës me Kryeministrin shqiptar

rama obama

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi i Metës për policët/ Ironizon Artan Hoxha: Kujdes patriot, je shumë i ri në moshë

Publikuar

-

Nga

“Ore, na luajtët mendsh!”/ Artan Hoxha reagon ashpër: Ju shtrëngoftë zoti në qiell

Presidenti Ilir Meta bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta tha se policët të vënë gjoba sa të duan, por paralajmëroi se nëse prekin qoftë edhe një votë në 25 prill do të përfundojnë në këmbët e qytetarëve më keq se policët e Mubarakut.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ironizon Kreun e Shtetit dhe i thotë këtij të fundit të largojë ëndrrat e këqija nga koka.

Interesante deklarata e presidentit, sot në mbrëmje për fatin e “policëve të Mubarakut”…

Vetëm kujdes me referencat patriot, mos u ngatërro si me Salvador Allende. Presidenti kilen, Allende, vrau veten në zyrë gjatë grushtit të shtetit, të organizuar dhe drejtuar nga gjenerali fashist, Augusto Pinoçet..

Kot me pyet, a e dini si përfundoi, presidenti Hosni Mubarak, njeriu më i fuqishëm i Egjiptit për 30 vite me rradhë?!

Pasi u rrëzua me revolucion popullor nga pushteti, gjatë “pranverës Arabe” me 2011-ën, Mubarak, u arrestua dhe përfundoi në burg nga mosha 82-vjeçare deri në moshën 88-vjeçare…

Je ende shumë i ri në moshë, president, largoi nga koka ëndrrat e këqija… Problemi i vërtetë i Egjiptit, nuk ishin “policët e Mubarakut”, por Mubaraku vetë dhe pushteti autokratik i tij…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Habit Meta/ Maskën nuk e mbaj për të ruajtur veten, por për të dhënë mesazh te qytetarët

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Zgjedhjet daneze në Shqipëri s’kanë për të ndodhur asnjëherë | CNA.AL

Presidenti Ilir Meta ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta e cilësoi veten shembull përgjegjshmërie, ndërsa tregoi në Abc News se maskën nuk e mban për të mbrojtur veten.

Ndonëse të gjithë qytetarët e mbajnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët që e rrethojnë, Kreu i Shtetit pranoi që maskën e mban vetëm për të dhënë mesazh të qytetarët.

LEXO EDHE:  Rama në Dibrën e rrënuar!

LEXO EDHE:  Rama në Dibrën e rrënuar!

Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Dhe kur erdha këtu e patë si erdha. Unë nuk e mbaj maskën për të ruajtur veten, e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Raporti/ Gazetarja nxjerr shifrat: Brenda dy viteve, 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador

Publikuar

-

Nga

Raporti/ Gazetarja nxjerr shifrat: Brenda dy viteve, 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador

Brenda dy viteve në Ekuador kanë hyrë 1600 shqiptarë. Kështu deklaroi gazetarja Fatjona Mejdini sonte në ‘Opinion’ teksa foli për aktivitetin kriminal të shqiptarëve në këtë shtet.

Duke ju referuar rastit të Adriatik Tresës, i vrarë pak ditë më parë, gazetarja tha se më herët ndaj tij kishte patur një tentativë rrëmbimi.

“Ka patur një tentativë rrëmbimi ndaj tij disa kohë më parë, se nëse dikush rrëmbehet është më e  lehtë për ta vrarë. Pasi policia ka shkuar, ka gjetur 32 mjijë dollarë në cash dhe 70 mijë euro”, tha Mejdini.

LEXO EDHE:  Vasili thirrje Ramës/ “Mëso nga Kosova, leri tenderat”

LEXO EDHE:  Lala ngre dyshime: Rama po përfshihet në hetimin e Prokurorisë?!

Duke ju referuar një raporti të publikuar, gazetarja tha se mendohet që në harkun kohor 2017-2019 kanë qenë 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador, të favorizuar edhe nga fakti që ky vend nuk ka sistemin e shenjave të gishtave./CNA.al

LEXO TE PLOTE