LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Dylgjeri thirrje Veliajt/ Vishi brekë qenve endacakë!

12 Prill 2016, 16:57, Aktualitet CNA

Thirrje Bashkisë
zoti Velija,
Qenve endacake duhet ti vishni edhe brekë!

Sot komshiu im Neki, duke shkuar drejt parkut, rrëshkiti në një mut qeni! Mbeti në vend, e su ngrit më. U deshën kalimtarët të njoftojnë ambulancën.
Lajmi që erdhi ishte i hidhur. Kishte nxjerrë gollganen nga rrëshqitja në m… qeni. Zuri krevatin.
Po sa njerëz shkojnë çdo ditë nga liqeni? Sa qen ndyjne rrugës për në park e kudo në Tiranë? Ka mbi dymije qen të tillë. Sikur nga një herë të ndyjnë: X!
Nuk po i llogaris grevistet. Ato le të rrëshkasin… pas atyre zullumeve që bëne te parku i lodrave. Shqetësimi im mbetet te ndyrja e rrugëve nga këto qen rrugaçë apo të pa edukuar!
Zoti Velija,
Ju, përmes strukturave, i kapni se i kapnin qentë për ti kastruar, ju lutem vishini dhe brekë.
Përndryshe…ky popull po rrëshqet i tëri në m..t qeni.
Me shprese dhe respekt,
I parrëshkituri

Lajmet e fundit nga