LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FMN nuk ndryshon parashikimin për 2016 për Shqipërinë, e ul për 2015 dhe në afatgjatë

12 Prill 2016, 17:29, Aktualitet CNA

Vendet në zhvillim dhe veçanërisht eksportuesit e naftës e produkteve të tjera që po preken nga çmimet e ulëta do të kenë më shumë probleme për të rikthyer rritjen, derisa të kenë diversifikuar bazën e tyre të eksporteve, një proces ky që pritet të marrë kohë..

Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e prillit të ecurisë ekonomike globale e ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2016 në 3.4%. Në 2017-n rritja pritet të përshpejtohet në 3.8%.

Nga shtetet e rajonit, për vitin 2016 rritjen më të lartë pritet ta ketë Mal i Zi me 4.7%, i ndjekur nga Maqedonia me 3.6%, më pas vijnë Shqipëria dhe Kosova me nga 3.4% dhe Bosnja me 3%. Serbia pritet të vijojë më zgjerimin më të ulët, prej 1.8%.

Sipas tabelave të raportit, për 2015-n rritja për Shqipwrinw pritet 2.6%, nga 2.7% që ishte në parashikimin e tetorit dhe nw linjw me publikimin e fundit tw INSTAT pwr njw zgjerim prej 2.62%. Edhe në afatin e gjatë, rritja e Shqipërisë pritet të jetë e ngadaltë, duke u ulur lehtë parashikimi nga 4.2% në 4.1% (periudha 2020-2021). I gjithë rajoni në fakt pritet të zgjerohet edhe në afatin e gjatë me 3-4%, duke shënuar kështu një normalitet të ri, me rritje shumë më të ulët se 8-10% që u panë përpara vitit 2008.

Për Shqipërinë, inflacioni pritet të vijojë i ulët, nën 3% për periudhën 2016-2017, përkatësisht me 2.2% dhe 2.7%, duke qenë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bilancin e llogarisë korente më të lartin në rajon, përkatësisht me -12.7% dhe -16.5% të prodhimit të brendshëm bruto.

Vendet e varura nga eksportet e naftës do rimëkëmben më ngadalë

Raporti thekson se vendet në zhvillim dhe veçanërisht eksportuesit e naftës e produkteve të tjera që po preken nga çmimet e ulëta do të kenë më shumë probleme për të rikthyer rritjen, derisa të kenë diversifikuar bazën e tyre të eksporteve, një proces ky që pritet të marrë kohë. Shqipëria është një shembull tipik i këtij rasti, ku nga shitja e naftës e mineraleve janë siguruar deri në një të tretën e eksporteve (shënim i Monitor).

FMN paralajmëron që tregjet në zhvillim mund të shohin një rritje të mëtejshme të stresit, duke reflektuar gjithashtu dobësitë e brendshme. Për shembull, një valë tjetër zhvlerësimi kursi këmbimi mund të përkeqësojë më tej bilancet e koorporatave, dhe një rënie e fortë në flukset hyrëse të kapitalit mund të çojë në një ndrydhje të shpejtë të kërkesës.

Rritja globale në 2016 pritet 3.2%

Parashikimi bazë për rritjen globale në 2016-n është për një zgjerim modest prej 3.2%, përgjithëssht në linjë me vitin e kaluar dhe me një rishikim në ulje prej 0.2 pikë përqindjeje në raport me rishikimin e janarit 2016. Rimëkëmbja pritet të forcohet në 2017 dhe më tej, teksa kushtet në ekonomitë e stresuara do të fillojnë të normalizohen gradualisht. Por, pasiguritë janë rritur dhe rreziqet e skenarreve për rritje më të dobët po bëhen më të prekshme. FMN rekomandon që konjuktura e brishtë rritur urgjencën për një reagim të gjerë të politikave për të nxitur rritjen dhe për të menaxhuar dobësitë./Monitor

Lajmet e fundit nga