LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rilindja që ecën me këmbet e Saliut/ Nga Klodian Tomorri

11 Prill 2016, 20:00, Aktualitet CNA

Ekonomia shqiptare u ngadalësua sërish në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Instituti i Statistikave raportoi se vit me vit, në periudhën tetor-dhjetor rritja ekonomike zbriti në 2.15 për qind, për shkak të tkurrjes së prodhimit bujqësor dhe krizës së thellë të industrisë.

Tremujori i katërt ishte epilogu negativ i një viti mediokër për ekonominë. Ne total për gjithë vitin 2015, rritja ekonomike rezultoi veteë 2.61 për qind, çka përbën një ecuri zhgënjyese, jo vetëm në raport me pritshmeritë, por edhe krahasuar me ekonomitë e ngjashme.

Sipas Bankës Botërore, vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi i dyte me rritjen me te ulet ekonomike në rajon. Perveç Serbisë, e cila u përball me përmbytje masive dhe një krizë të thellë buxhetore, të gjithë vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor kane patur një rritje më të lartë se 2.61 për qind.

Për shumë vite me radhë, Shqipëria ka qenë ekonomia më dinamike e rajonit me rritjen më të shpejtë të prodhimit. Rënia në vendin e parafundit është treguesi më i qartë i mediokritetit të ?Rilindjes? së pretenduar ekonomike. Por jo i vetmi. Një tjetër shqetësim është ai që lidhet me strukturën e rritjes.

Kur erdhi në pushtet qeveria e majtë u zotua se do të ndryshonte profilin ekonomik të vendit duke premtuar një model ekonomik të orientuar drejt prodhimit. Sipas ekspertëve të Partisë Socialiste, modeli i mëparshëm ishte shteruar dhe nuk mund të garantonte më zhvillimin ekonomik të vendit. Ndaj duhej një model i rilindur, i cili do te mbështeste sektorët prodhues.

Por sipas INSTAT, të gjithe sektorët prodhues të ekonomisë janë në një krizë të thelle me rënie të fortë të prodhimit. Me konkretisht sektori bujqësor u rrudh me 1.94 për qind, ndërsa prodhimi industrial ra vitin e kaluar me 2.94 për qind krahasuar me një vit më parë.

Për vitin 2015, shpëtimtari i ekonomisë ishte ndërtimi. Në shtesën prej 2.61 për qind të Prodhimit Kombëtar, dy të tretat erdhën pikërisht nga ndërtimi. A është kjo nje meritë e reformave të qeverisë? Jo. Ecuria pozitive e ndërtimit i dedikohet dy faktorëve.

Së pari, investimeve publike të financuara me borxh. Tre vitet e fundit Shqipëria e ka rritur borxhin publik me mbi 10 për qind të prodhimit Kombëtar duke u bërë kështu vendi me rritjen më të lartë të borxhit Një pjesë e këtij borxhit ka shkuar për të financuar disa projekte publike veçanërisht ato të qëndrave të qyteteve.

Së dyti, arsyeja tjetër se pse ndërtimi është rritur janë dy projekteve madhore private, kaskada e Devollit dhe gazsjellësi Transadriatik. Të dy këto projekte janë të kontraktuar nga qeveria e mëparshme. Që do të thotë ?Rilindja? ekonomike po ecën me këmbët e Berishës. Por pjesa më shqetësuese e të gjithë kësaj, mbetet fakti se këto të dy janë investimet e fundit të mëdha që kanë mbërritur në Shqipëri. Që pas kontraktimit të tyre, në vend nuk është afruar më asnjë investim i huaj. Dhe arsyet gjenden pas fasadës së Rilindjes.

Lajmet e fundit nga