Blushi: Rama, politikani më demode! Mbledh rreth vetes mediokrit dhe të paaftit!
Në studion e Zululand Ben Blushi tha se Referendumi kishte s...
Teksa përshkruan historinë e një personazhi që quhej Dino Çiço dhe aeroplanit të tij të drunjtë, Ismail Kadare, në veprën e tij ?Kronikë në gur? ndoshta kërkon të tregojë edhe etjen e një qyteti për ide të mëdha, të cilat janë ndezur sërish teksa qeveria ka publikuar projektet për aeroportet e reja. Gjirokastra e ka një të tillë, që banorët shpresojnë të riaktivizohet.
Në një cep të Muzeut të qytetit të Gjirokastrës ruhen ende mbetjet e avionit të Dinos. Askush nuk di të thotë sesi lindi kjo dëshirë e tij, e megjithatë historia e aeroplanit mbeti, duke venitur në një mënyrë edhe bëmat e tij kombëtare. Ndoshta gjithçka lindi duke parë aeroplanët e të huajve, që uleshin e ngriheshin që në Gjirokastrën e viteve ?29, pikërisht në atë vend ku ashtu si dje, edhe sot bien sytë e shtëpive të qytetit.
?Deri dje, emri i Dino Çiços është përmendur si një element me pak humor brenda, por megjithatë zgjon një fantazi të qytetarëve të Gjirokastrës. Në fund të fundit tregon që ky qytet ka dashur të fluturojë tërë kohën. Ndoshta ngaqë e sheh qytetin nga sipër, ndoshta ngaqë është pjesë e fantazisë. Ndoshta nganjëherë kjo fantazi, edhe pa kufi, shpesh herë të bën që të thërrasësh në ndihmë atë që duhet, e në rastin konkret është aeroporti?, thotë Llambi Margariti.
Ky aeroport, edhe pse sot pak ka formën e atyre tradicionalë që jemi mësuar të shohim, kishte një linjë të rregullt Tiranë-Gjirokastër-Tiranë. Në vitet ?30-?40 ka pasur funksion ushtarak dhe civil, e në të qëndronin mbi 30 aeroplanë. Menaxhimi i tij kaloi përmes gjermanëve, e më pas italianëve, të cilët krijuan linja edhe me Vlorën, Korçën e sigurisht Tiranën, por edhe me Italinë, ku fluturonin ?charter?-a të posaçëm. Për gjirokastritët, ky transport ishte mëse normal, ashtu si aeroplanët që iknin e vinin me intensitet të lartë, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
?Unë kam xhelozi për të parët e mi, të cilët nga mesi i pazarit apo nga qafa e pazarit kanë parë avionët e tij të uleshin, ndërsa unë, stërnipi i tyre, pas një shekulli nuk i shikoj më këta avionë?, thotë Blerim Kora, gazetar.
Sigurisht ky lloj transporti, gjatë kohës së komunizmit u ndërpre, duke u përdorur vetëm për qëllime ushtarake. U ringjall disi në vitet ?90 nga nje kompani amerikane, që kërkoi të riaktivizonte linjat e vjetra, por shkoi drejt shkatërrimit të plotë në vitin e mbrapshtë 1997, kur që nga kulla e vrojtimit, aparaturat e gjithçka tjetër dolën jashtë funksioni. E megjithatë, edhe në ato kohë fluturimet nuk do të ndalonin. Në këtë aeroport zbritën edhe Romano Prodi, Vranicki, Nano e Fino. Më pas gjithçka u la thuajse në harresë, veç pushtetit lokal që në mënyrë të vazhdueshme ka ndërmarrë nisma për ruajtjen e tij, siç është rasti i vendimit të bashkisë në vitin 2003 dhe qarkut në 2008-n, për ta shpallur zonë të mbrojtur aeroportuale. E kjo sigurisht i ka dhënë asaj frymëmarrje.
?Ka 1.300 metra pistë në gjatësi, 100 metra në gjerësi, ka rreth 100 mijë metra katrorë sipërfaqe piste, mbi 20 mijë metra katrorë të sipërfaqes së rakordimit, mbi 20 mijë metra katrorë sipërfaqe për parking dhe ambiente të tjera shfrytëzimi. Të fillojmë nga avionët sportivë, ?charter?, pas një ndërhyrjeje shumë të vogël, sidomos një rulim dhe prerje barërash, pra një sistemim deri në 30 vendesh?, thotë Bexhet Çobani, inxhinier.
Sot degradimi është i madh, sidomos në pistë, e cila dukshëm ka nevojë për ndërhyrje për shkak të hyrjes së automjeteve të ndryshme. Kanalet e drenazhimit janë thuajse jashtë çdo funksioni, e po ashtu rrethimi që ka dëmtime jo të pakta. Dora e fundit e shtetit duket se ka qenë te vendosja e blloqeve të betonit, që mbinë mbi pista në të gjithë vendin pas alarmit të transportit të drogës përmes ajrit.
Godina kryesore ka një pamje më të mirë, pas restaurimit të bërë nga italianët vite më parë. Megjithatë, gjirokastritët e mbajnë mend që 80 vite më parë. Është e njëjta godinë, që qëndron si dëshmitare e kohës kur aeroporti nuk ishte i boshatisur. Sot është një ëndërr për të gjithë qytetin.
?Unë mendoj se do të shërbejë edhe për lidhje ndërmjet aeroporteve lokale funksionalë, megjithatë le t?i kalojmë edhe kufijtë e Shqipërisë, të themi rajonale më tepër. Për shembull mund të kemi fluturime Janinë-Gjirokastër-Tiranë, pse jo edhe Gjirokastër-Kukës-Prishtinë, pra do të jenë me lidhje të sensit rajonal. Njëkohësisht do të doja të theksoja se, do t?i bashkëngjitet të gjitha formave të tjera të transportit që kemi të zhvilluara këtu në Jug të Shqipërisë, siç është transporti rrugor apo ai detar në Sarandë, e do të shërbente si një portë hyrëse shtesë?, thotë Genti Ruspi, pedagog.
Projekti i qeverisë për të ndërtuar apo riaktivizuar aeroporte të tjera, veç atij ?Nënë Tereza? në Tiranë, ka bashkuar intelektualët gjirokastritë, të cilët e shohin këtë si një mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi. E kjo mbështetur jo thjesht në faktorin historik, por edhe në nivelin e përmbajtur të kostove. Sipas një studimi të kryer nga ekspertë italianë, kostoja për t?i dhënë Aeroportit të Gjirokastrës standardet e kërkuara me norma ndërkombëtare, nuk i kalon 5 milionë eurot. E kjo për atë që ofron Gjirokastra, sipas tyre do t?ia vlente.
?Të vizitosh Gjirokastrën nuk do të thotë ta vizitosh atë për disa orë. Të vizitosh Gjirokastrën do të thotë të kalosh një periudhë ndoshta disaditore, për të arritur të kuptosh se çfarë Gjirokastra ofron nga e shkuara e saj dhe nga ditët aktuale?, thotë Luis Seiti, guidë turistike.
Sot Gjirokastra është një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët, një qytet me vlera të mëdha historike dhe kulturore, që sigurisht ka mundësi të ofrojë gjithmonë e më shumë. Përtej thjesht qytetit, e gjithë krahina ka mundësi të jashtëzakonshme, që ende nuk janë shfrytëzuar siç duhet. Nga historia e shkuar tek e sotmja ka mjaftueshëm gjurmë. Mbetjet e avionit të Dinos janë një pjesë, ashtu siç janë edhe ato që flenë me avionin e famshëm amerikan, që qëndron në kala si trofe i komunizmit. Këto janë tregues të dy periudhave, tashmë Gjirokastra pret të tretën: atë aktualen, me shpresën që të mos mbetet më vetëm në muze.
Riaktivizimi i aeroportit me histori mbi 80-vjeçare është kthyer sot në një ëndërr për të gjithë qytetin e Gjirokastrës, një ëndërr që gjirokastritët shpresojnë të mos përfundojë si aeroplani i drunjtë i Dino Çiços, që nuk mundi kurrë të fluturonte./TCH
Në studion e Zululand Ben Blushi tha se Referendumi kishte s...
Një tender i realizuar së fundmi nga Bashkia Tiranë duket se...
Janë dy gjëra që nuk ja vlen të debatohen më për referendumi...
Bllokimi i vazhdueshëm i itinerarit ballkanik po shkaktkon g...
9 muaj pas fitores së Bashkisë Gjirokastër, kryetarja Zamira...
Programi i qeverisë shqiptare për rimëkëmbje ekonomike mori ...
Në fundjavë bizneset shqiptare reaguan në lidhje me bllokimi...
Qeveria ka reaguar lidhur me akuzat e deputetes demokrate, A...
Ai ka ngritur dyshimet se rezultati është i stisur dhe se ku...
Qeveria shqiptare ka lidhur një kontratë qiraje me një OJF t...
Më datë 13.04.2016, ora 07.30, në Akademinë e Sigurisë, fill...
Çfarë ndodhi me helikopterin e ushtrisë shqiptare?! A ishte ...
I parë nga larg, me majën e tij të mbuluar nga dëbora të cil...
Grupi i prokurorëve që po heton aksidentin ajror ku humbën j...
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ministren e Mbrojtj...
Prodhimi i Brendshëm Bruto u shtua me 2.62 për qind gjatë vi...
Me termin varësi (nga anglishtja addiction) nënkuptohet një ...
Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit edhe ...
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ligjshmërin e ndërtimit...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...