LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studim mbi parandalimin e thinjave

10 Prill 2016, 21:10, Lifestyle CNA

Nga 20,000 deri në 25,000 gjenet e njeriut, vetëm një prej tyre njihet për rolin që luan në rënien e flokëve. Ai është gjithashtu shkaktar për thinjat. Por, një studim i ri nxjerr se një ditë ne do të jemi të aftë ta shtyjmë këtë proces të pashmangshëm.

Shumë njerëz janë të kënaqur me thinjat që kanë.

Të tjerët shpenzojnë para për t?i ngjyrosur.

“Po të kisha mundësi të ndryshoja njëherë e mirë ngjyrën e flokëve të mia gri, do ta bëja menjëherë sepse do të kurseja shumë para”, thotë një grua nga Londra.

Studiuesit në University College të Londrës, kanë mbledhur mostra të flokëve nga mbi 6.000 vullnetarë të moshave 18 dhe 45 vjeç në Amerikën Latine. Ata po përpiqen të gjejnë se cili prej gjeneve është i lidhur me ngjyrën e flokut, dendësinë dhe formën e tij. Ata mësuan se  gjeni i quajtur IRF4 ka lidhje të fortë me thinjat.

“Ky variant gjenetik i gjenit IRF4 ka dy forma; një formë është e pranishme në mbarë botën dhe forma tjetër është e pranishme vetëm tek evropianët. Dhe ne pamë se kjo formë e veçantë evropiane pothuajse i dyfishon shanset që floku të marrë ngjyrën gri,” thotë Kaustubh Adhikari, i University College London.

Faktorë të tjerë si mosha dhe mjedisi gjithashtu kontribuojnë në rënien graduale të pigmentit melanin në flokë, që shkakton thinjat. Por, shkencëtarët thonë se pasi ta zbulojnë plotësisht procesin se si IRF4 shkakton thinjat, ata do të mund ta ndalin këtë proces.

“Kjo do të varet shumë nga konteksti. Por, krijimi i një terapie për të vonuar ose parandaluar thinjat, është i mundur. Është një gjë që duhet studiuar më shumë,” thotë Andres Luis-Linares, po nga University College London?.

Megjithatë ka njerëz që nuk shqetësohen nga thinjat.

“Nuk dua t?ia di nëse ngjyra e flokëve më bëhet gri”, thotë një burrë nga Londra.

Stilistët thonë se, pasi të bëhet e mundur ndalja e procesit të ndryshimit të ngjyrës së flokut përmes manipulimit të gjenit që shkakton thinjat, kjo procedurë do të bëhet shumë popullore./VOA

11:47 Lifestyle

Noizy bëhet dajë!

Reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin e  ...

Lajmet e fundit nga