Connect with Us

A do të jetë Meta kandidat për President? Ja si përgjigjet ai

Aktualitet

A do të jetë Meta kandidat për President? Ja si përgjigjet ai

Publikuar

-

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi Kryetar i Kuvendit është përgjigjur lidhur me lajmin se ai do të jetë Kandidat për President. Në një intervistë në emisionin “Komiteti” në RTK, Meta tha se kjo është një çështje krejtësisht e parëndësishme. Meta tha se kjo nuk është prioritet për momentin, ndërsa shtoi se çështja i përket prillit apo majit të vitit të ardhshëm. Kreu i Kuvendit tha se do të ketë edhe emra të tjerë që do të përfliten lidhur me kandidatë të mundshëm për President. Ai siguroi se do të rikandidojë për Kreun e LSI-së në zgjedhjet brenda partisë, të cilat do të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti.

“Kjo është një çështje për momentin, jo vetëm e parëndësishme, sepse në politikë rëndësia përcaktohet nga prioriteti dhe nuk është aspak prioritet. Kjo do të jetë prioritet në prill ose maj kur do të ketë kohë e saj. Aktualisht ne kemi një President, z. Nishani, i cili kryen këtë detyrë. Natyrisht nuk janë zgjedhje presidenciale, sepse Shqipëria nuk është një vend presidencial. Është zgjedhja e Presidentit nga Parlamenti. Sa i takon spekulimeve, do të ketë shumë. Do të dalin me dhjetëra apo me qindra emra, siç është traditë sa më shumë afrohet kjo periudhë. Kjo është gjë e zakonshme. Unë mund t’ju siguroj se jam kandidat i sigurt për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse do të kemi zgjedhjet brenda vjeshtës në LSI, sipas statutit të LSI-së. Për këtë gjë ju siguroj.” tha Meta

LEXO EDHE:  Foto/ Meta puth qenin “hero” të ekipit të shpëtimit të Kosovës

VIDEO

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kreu i ri i PD/ Mbyllet numërimi në Prrenjas, kjo është renditja

Publikuar

-

Nga

Kreu i ri i PD/ Mbyllet numërimi në Prrenjas, kjo është renditja

Ka përfunduar procesi i numërimit në Prrenjas. Burime zyrtare për  CNA.al bëjnë me dije se në këtë bashki kryeson kreu aktual Lulzim Basha me 242 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 43 vota.

I treti renditet Fatbardh Kadilli me 8 vota dhe më pas Edith Harxhi me 2 vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha kryeson në Librazhd/ Sa vota kanë marrë kandidatët

Publikuar

-

Nga

Basha kryeson në Librazhd/ Sa vota kanë marrë kandidatët

Lulzim Basha kryeson listën me 545 vota në Librazh. Ky është rezultati që ka arritur të sigurojë CNA.al, pas mbylljes së procesit të numërimit.

I dyti renditet Agron Shehja me 56 vota, më pas Fatbardh Kadilli me 7 vota dhe Edith Harxhi me 4 vota.

Ndërsa të pavlefshme kanë dalë 9 vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Kurbin/ Zbardhet rezultati

Publikuar

-

Nga

Edhe në Kurbin ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Sipas burimeve zyrtare për CNA.al nga qendra numërimit, rezultatet janë këto.

Lulzim Basha ka arritur të fitojë 1016 vota, Agron Shehaj 74 vota, Edit Harxhi 8 vota dhe Fatbardh Kadilli 7 vota./ CNA.al

LEXO TE PLOTE