LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA: Rreziqe për sulme terroriste në Stamboll dhe Antalia

9 Prill 2016, 17:25, Aktualitet CNA

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët e tyre për ?kërcënime të besueshme? për sulme në zonat turistike në Turqi, sidomos në Stamboll dhe Antalia.

Edhe grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), edhe militantët kurdë kanë kryer disa sulme në Turqi, në muajt e fundit.

Turqia është pjesë e koalicionit që udhëheq SHBA-ja kundër IS-it dhe aeroplanët e këtij koaliconi përdorin bazën ajror turke Incirlik për të kryer sulme në Irak dhe Siri.

Turqia po ashtu është e angazhuar në një fushatë sulmesh kundër militantëve kurdë.

?Ka kërcënime të besueshme në zonat turistike, sidomos në sheshet dhe portet publike në Stamboll dhe Antalia. Ju lutemi, kini kujdes të madh nëse jeni në afërsi të zonave të tilla?, thuhet në paralajmërimin online të Ambasadës së SHBA-së në Turqi.

Antalia, që ndodhet në bregdetin mesdhetar të Turqisë, ëhstë qendër e madhe turistike, që vizitohet nga miliona njerëz çdo vit.

Paralajmërimi i SHBA-së vjen një ditë pasi Byroja Anti-terrorizëm e Izraelit u ka bërë thirrje të gjithë izraelitëve që të shmangin Turqinë, duke thënë: ?Ka rreziqe të menjëhershme për sulme në këtë vend?./Rel/

Lajmet e fundit nga