Connect with Us

Rama: Do hapim dyert e shkollave për besimet fetare

Aktualitet

Rama: Do hapim dyert e shkollave për besimet fetare

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në shkolla shkollat publike shqiptare, nxënësit do të mësojnë mbi kulturën fetare. I pranishëm në një aktivitet të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Rama tha se ushqyerja e fëmijëve me kulturën e feve, mund t’i mësojë ata të përballen me demagogët që përgjakin njerëzimin.

“Besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare. Ti çelë dyert e shkollave për t’i dhënë çdo fëmije mundësinë të armatoset me instrumentat e dijeve dhe të mos jetë viktimë e propagandave tunduese të atyre që s’kanë asnjë lidhje me profetët që i çelën rrugë qytetërimeve të sotme dhe që në emër të islamit kryejnë krime të cilat janë  të destinuara të ndëshkohen,” deklaroi Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

Nga

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

“A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?” Kjo është pyetja që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa po fliste për çështjen e kufijve të Kosovës dhe luftën me Serbinë.

Berisha tha se më përpara ka pasur kontakte për shumë çështje me Gjykatën e Hagës

“Jo, unë jam kontaktuar për shumë gjëra kur u ngrit Gjykata sepse edhe Shqipëria edhe Kosova kanë firmosur një marëveshje me përfaqësuesit e gjykatës. Ajo marrëveshje është firmosur në të dy parlamentet. Unë kam kundërshtuar raportet e Dick Marty”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Pyetjes nëse është kontaktuar kohët e fundit, Berisha iu përgjigj duke thënë jo.

LEXO EDHE:  Mosçelja e negociatave/ Rama në Konferencën e Donatorëve: Ishte tërmet politik

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Berisha sarkazmë me Ramën, i jep 5 këshilla jo miqësore 

“Nuk jam kontaktuar. Nuk kam asnjë gjë konkrete për asnjë rast”, theksoi ish-kryetari i PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“I tha të përgjigjen sipas kanunit”/ Lala tregon se si nisi zanafilla e konfliktit mes familjes Reçi e Gjini

Publikuar

-

Nga

“I tha të përgjigjen sipas kanunit”/ Lala tregon se si nisi zanafilla e konfliktit mes familjes Reçi e Gjini

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer me detaje mbrëmjen e sotme në “Real Story” se si kanë nisur konfliktet mes familjeve Reçi e Gjini në Mirditë.

Lala tha se shtetasi Gasper Reçi dhe Tonin (Armando) Gjini të dy të ekzekutuar kanë qenë bashkë pjesë e një grupi të trafikut të heroinës në Itali.

Sipas saj, gjithë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur Tonin, Armando Gjini i ka dorëzuar Gasper Reçit një sasi të madhe heroine në Romë. Bëhet fjalë për rreth 3 miliona euro që Gasper Reçi ka deklaruar se e ka humbur.



Pasi humb ngarkesën ai vritet. Dyshimet bien mbi të riun Kreshnik Gjini. Familja Reçi dyshohet se në 2016 përfshihet në vrajsen e Sajmir Jakut që ishte daja i Kreshnik Gjinit, nga fisi i vëllezërve Gjini.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Rusmalit në 2017/ Marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet e çuditshme ndjellin katastrofë

LEXO EDHE:  Kokëdhima tregon arsyet e prishjes me Edi Ramën

“Në momentin që Tonin Gjini dhe familja Reçi e kuptuan problemin, Gjini shkoi dhe i tha të përgjigjen sipas kanunit. Pra bëjnë be në kishë. Pala që dyshohet se e ka shitur drogën garanton që nuk është fajtore dhe angazhohen që të zgjidhin problemin. Kjo nuk ka ndodhur. Familja Reçi dyshonte se familja Gjini kishte ekzekutuar Gasperin. Ata tentojnë të vrasin Toninin, pra Armandon në atentat me telekombandë. Nuk arritën ta vrasin dhe u kthyen para një viti, e vranë para kishës në Rrëshen. Pastaj situata u ndez dhe u vra edhe Kastriot Reçi. E tregova historinë për të thënë që hetuesit janë përqendruar te sherri i nisur në Romë”, tha Lala/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhezair Zaganjori: Marrëveshja e detit me Greqinë të mos zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Xhezair Zaganjori: Marrëveshja e detit me Greqinë të mos zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori thotë se, dërgimi i çështjes së kufirit detar me Greqinë në Gjykatën e Hagës do të ishte zgjidhja më e mirë për Shqipërinë. Zaganjori në një reagim për Euronews Albania nuk rekomandon zgjidhje me palë të tretë apo Gjykatën e Arbitrazhit dhe sjell si shembull rastin e mosmarrëveshjeve mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

“Zgjidhja me Gjykatë Ndërkombëtare është zgjidhja më e mirë. Aq më tepër që çështja është politizuar në mënyrë të tejskajshme. Mundësitë janë të shumta por për shumë arsye më e mira është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Nuk do të rekomandoja as me palë të tretë e as me Gjykatë Arbitrazhi.



Përvoja e Kroacisë me Slloveninë është shumë e keqe. Kam shkruar mbi këtë temë disa herë tek “Gazeta Shqiptare”. Nuk do të rekomandoja gjithashtu as Gjykatën e Dr. Detit në Hamburg. Por duhet ditur gjithashtu që në Gjykatën e Hagës duhen të paktën 4-5 vjet. Por nga ana tjetër po bëhen 11 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe askush nuk ka menduar seriozisht për këtë çështje”, përfundon Zaganjori që ishte dhe relator i çështjes në vitin 2010.

LEXO EDHE:  Nga Bledi KASMI/A e di Monika?

LEXO EDHE:  Nga Bledi KASMI/A e di Monika?

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke folur për Euronews Greece, tha se dy janë mundësitë për zgjidhjen e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose ndërmjetësim nga një vend i tretë, ose në gjykatë. Kjo është zgjidhja më e mirë për kryeministrin që eliminon sipas tij edhe reagimet nacionaliste lokale.

LEXO TE PLOTE