Connect with Us

Nishani, Meta dhe Rama shkelin protokollin për Thaçin

Aktualitet

Nishani, Meta dhe Rama shkelin protokollin për Thaçin

Publikuar

-

Ceremonia e dorëzimit të detyrës së Presidentit më të ri të Kosovës, Hashim Thaçit, është shoqëruar me një shkelje të protokollit nga ana e tre krerëve më të lartë shtetit shqiptar, Presidentit Bujar Nishani, kryeparlamentarit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Ftesa për këtë ceremoni nga Presidenca e re e Kosovës, i është dërguar dhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Tre drejtuesit e lartë të shtetit i janë përgjigjur pozitivisht, duke “harruar” respektimin e ligjit sa i përket ceremonialit zyrtar. Sipas kësaj norme, Protokolli i Shtetit që varet nga Ministria e Punëve të Jashtme duhet të vihet në dijeni të lëvizjeve apo udhëtimeve jashtë shtetit të drejtuesit të shtetit në mënyrë që të koordinohen e kjo në mënyrë që zyrtarët e lartë si presidenti, kryeministri apo kreu i Kuvendit të mos gjenden njëherësh jashtë Shqipërisë.

Kjo gjë është e sanksionuar pikërisht në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, ku thuhet: “Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”. Një nga kriteret është që të tre drejtuesit nuk duhet të udhëtojnë në të njëjtin avion apo mjet motorik të përbashkët.

E kjo ndërmerret për arsye sigurie. Kryeministri iu drejtua Prishtinës tre ditë më parë. Ndërsa dy drejtuesit e tjerë të shtetit, Nishani dhe Meta lanë Shqipërinë vetëm gjatë ditës së djeshme. Kjo është edhe shfaqja e parë publike e tre drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, pas përplasjeve të bujshme mes mazhorancës dhe Presidentit, sa i përket çështjes së tre ligjeve. Nishani brenda një harku të shkurtër kohor ktheu mbrapsht tre ligjet, “Pronat”, “Median Audiovizie”, si dhe “Për Policinë e Shtetit”, që parashikonte vendosjen e kamerave të sigurisë.

Në bazë të ligjit, tashmë të gjitha “frenat” e shtetit i kalojnë zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. Kështu të gjitha institucionet shtetërore, veçanërisht ato të sigurisë kombëtare duhet të raportojnë te numri dy i qeverisë, duke përfshirë dhe informacionet sekrete. SHIU, SHISH, Ministria e Brendshme, etj., si rregull i raportojnë çdo ditë Presidentit, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit. Ky është rasti i tretë që gjatë mandatit qeverisës të së majtës vihet re një shkelje dhe moskoordinim i institucioneve sa i përket udhëtimeve jashtë shtetit.

LEXO EDHE:  Ish-ministri ironizon Ramën/ “Zbulon” oraret kur qarkullon virusi

Por shkelja e Protokollit nga ana e drejtuesve kryesorë të shtetit shqiptar, e cila në të shumtën e rasteve vjen nga mungesa e koordinimit mes institucioneve, nuk ndodh për herë të parë. Rasti më i fundit i përket datës 24 nëntor të vitit të shkuar.

Kreu i shtetit, Bujar Nishani, ndodhej në Zagreb, Kryeministri Edi Rama në Kinë, si dhe kryeparlamentari Ilir Meta ka udhëtuar drejt Italisë e më pas do të niset për një tjetër vizitë zyrtare drejt Gjermanisë. Në atë ditë, edhe një pjesë e ministrave po kryenin vizita jashtë shtetit, si ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, apo ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Konkretisht, Presidenti Bujar Nishani merrte pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve të procesit të Brdo-Brijunit, i thirrur ky nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë. Ndërsa Kryeministri Edi Rama ndodhej në Kinë për një vizitë zyrtare, për Samitin Ekonomik, Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore. Ndërkohë që kryeparlamentari Ilir Meta kishte udhëtuar drejt Italisë, ku pritet që të ketë takime me homologun italian. Pas kësaj vizite, Meta do t’i drejtohej Berlinit për të pasur takime zyrtare. /gazeta-shqip

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Basha zbulon arsyet pse Rama liron kriminelët nga burgu

LEXO EDHE:  “Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka”/ Rama e pranon: Inceneratori i Fierit nuk punon

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa…

Publikuar

-

Nga

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Ish-ministri ironizon Ramën/ “Zbulon” oraret kur qarkullon virusi

LEXO EDHE:  Meta zbulon komplotin e ndërkombëtarëve/ “Duan ti japin Gjykatën Kushtetuese Ramës”

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE