Connect with Us

Asgjë e re nga Referendumi/ Nga Mero Baze

Aktualitet

Asgjë e re nga Referendumi/ Nga Mero Baze

Publikuar

-

Socialistët shqiptarë u detyruan të bëjnë sot një gjimnastikë zgjedhore brenda partisë, në përpjekje për të mbyllur plagët e një debati, të cilin e mbylli ligjërisht Kongresi I tyre.  Ata u drejtuan kutive të votimit për të shprehur dakordësinë e tyre për diçka që kishte ndodhur. Rezultati ishte I pritshëm ashtu si dhe pjesmarrja, kështu që këtu nuk ka asgjë për të komentuar dhe as për tu reklamuar si sukses.

Por referendumi edhe pse duket si një përpjekje për ti mbyllur gojën pretendimeve të Blushit, në të vërtet është një kompleks faji që vet Rama ka ndaj neglizhencës së tIj për të bërë zgjedhjet në kohën e duhur dhe për të bërë ndryshimet në statut në kohën e duhur.

Tani që ky process u mbyll, është mirë të mos kujtohet si një fitore hsitorike, por si një kapak që mbulon një zhvillim anoRmal në Partinë Socialiste.

Thelbi I arsyes përse u mbajt ky referendum, është ti jepej fuqi prapavepruese një ndryshimi ligjor, që u bë në këtë Kongres lidhur me procedurnë e rizgjedhjes së kryetarit të partisë, në kohën kur partia është në pushtet. Parimi është korrekt, dhe mund të funksiononte duke u bërë ndryshimet në kohën e duhur, ose duke u bërë për herë të fundit zgjedhje me statutin e vjetër. Referendumi në fakt ishte një votbesim socialistësh për ti dhënë fuqi prapavepruse statutit të ri të PS, rezultat për të cilin askush nuk kishte dyshim.

Por Kongresi I fundit I Partisë Socialiste provoi nga ana tjetër, se stature nuk është një institucion që respektohet në atë parti. Mënyra se si ata vendosën ta mbyllin defektin e krijuar brenda partisë, është poplist dhe autoritar njëkohësisht.

Edi Rama I cili ka bezdi të lexoj statutin e partisë së tij dhe ta respektoj atë qoftë dhe fornalisht, në të vërtet nuk ka problem legjitimiteti nga vota e socialistëve, pasi socialistët e duan dhe e kanë zgjedhur si kryetar. Ai ka problem në raport me rregullat e përbashkëta për të cilën socialistët bien dakord të drejtojnë partinë. Dhe në këtë pikë referendumi u hodh poshtë nga Edi Rama qysh ditën e Kongresit, me rastin Kokëdhima.

Në arsyetimin që socialistët, sidomos ata që janë pranë Ramës, bënin se përse nuk u mblodh kryesia e PS dhe përse nuk u diktuan mbajtja  e Kongresit në kohë, apo rizgjedhja e Ramës, ata përmendin faktin se shumë anëtarë të kryesisë së PS, ishin bërë si të tillë për shkak të mandatit të deputetit, që I bënte autmatikisht anëtarë të Asmblesë së PS, dhe kur ata ikën nga deputetë se u bën ministra, u ikën dhe funksionet e tyre politike, rrjedhimisht dhe votat në kryesi. Kjo krijoi një shumicë të diskutueshme në Kryesi, pro apo kundër vendimeve të Ramës për ta shtyrë Kongresin dhe rrjedhimisht Kryesia nuk u mblodh , Asambleja nuk u mbldh dhe Kongresi u shty deri më 2016.

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Galdini/ “LRE e dënuar me harresë nga regjimi skuthokratik”

Tani të gjitha këto defekte që vinin jo prej mungesës së legjitimitetit të Ramës, po prej bezdisë që ai ka për rregullat e përbashkëta, prodhuan këtë situatë qesharake, kur pyetet anëtarësia të legjitmoj një deformim statuti. Dhe do ishte gjysma e së keqes sikur kjo punë të mbyllej këtu.

Por ditën e fundit të Kongresit, Edi Rama diktoi zgjedhjen e Koço Kokdhimës si anëtar në Asamble, me propozim nga delegatët e Vlorës dhe jo për shkak të mandatit të tij si deputet, siç e ka statute I PS.  Kjo me arsyetimin se pas pak javësh Kokëdhima, mund të mos jetë më deputet, e kështu nuk do të jetë as anëtar Asmableje dhe ndoshta anëtar kryesie.

Pra për të mbrojtur Ramën mbështetësit e Ramës, justifikuan shtyrjen e Kongresit  se Rama nuk e mblidhte dot kryesinë, pasi I kishin ikur mandatet e mbështëtsve të tij, se u bën ministra, kurse për të mbrojtur Kokëdhimën, të njëjtët mbështetës pranuan që të rishkelej statuti I sapomiratuar dhe Kokëdhima të futej anëtar Asambleje, jo për shkak të funksionit si deputet, por si I propozuar nga populli. Atëhere kur e bëri këtë shkelje taze të statutit për Kokëdhimën, më mirë ta kishte bërë më parë për vete, ti quante anëtarë kryesie ministrat besnikë si  Ditmirin, Arbenin, Ilirin,  e këdo tjetër dhe të mos e bënte gjithë këtë rrëmujë kot. Pasi sot kemi një arsye përse Rama e shtyu Kongresin, që lidhet me mandatet e anëtarëve të kryesisë që vijnë si deputetë dhe një arsye përse Rama e shkeli me këmb Kongresin, duke bërë Kokëdhimën delegatë, jo për shkak të mandatit të tij si depute. Kjo tregon se sa energji e harxhuar kot është ky referendum, pasi në fakt niset të rregulloj atë që ka prish Rama para dy vjetësh dhe lë zbuluar ata që ka bërë Rama para dy javësh. Ndaj e vetmja vlerë e tij është ria vlej si gjimastikë zgjedhore. Se nuk I dihet çfarë sjell behari.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Basha takon deputetin e përjashtuar të PS-së

Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Tërheqja fatale e Lulzim Bashës

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Najada Çomo në listat e PS/ Kikia: Kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Rasti për të “mbështetur” Ilir Metën!

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Rasti për të “mbështetur” Ilir Metën!

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE