LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëzimi i helikopterit të FA/ Basha: Jemi në krah të familjarëve të viktimave

6 Prill 2016, 16:57, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se PD gjendet në krah të familjarëve të viktimave që humbën jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik të helikopterit të Forcave te Armatosura. Përmes një deklarate për shtyp, kreu i demokratëve tha se lajmi ishte tronditës, ndërsa uroi shërim të shpejtë për efektivin e plagosur.

Deklarata e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

Tronditës pa masë lajmi i aksidentit tragjik të helikopterit të Forcave te Armatosura ku humbën jetën kapiteni Florian Deliaj, togeri Donald Hoxha dhe ku mbeti i plagosur efektivi Gerald Baramuça. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe miqve të Florianit dhe Donaldit për rënien e tyre në detyrë, dhe uroj shërim të shpejtë për Geraldin. Jemi sot në krah të familjarëve të viktimave dhe burrave e grave në uniformë, në këtë ditë të vështirë për ta.

Lajmet e fundit nga