LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafikuan 2 kg kanabis/ Arrestohen dy persona

4 Prill 2016, 08:06, Aktualitet CNA

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike ka arrestuar dy persona pasi u kapën duke shkëmbyer rreth 2 kg kanabis.

Burime nga Policia e Shkodrës thanë se janë arrestuar shtetasit  Altin Logu 30 vjeç, banues në Shkodër dhe Dashamir Prroj 28 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore u organizua plani operacional, ku përpara shtëpisë së shtetasit Dashamir Prroj në lagjen ?Mark Lula? Shkodër, në momentin e shkëmbimit të qeses me lëndë narkotike ndërmjet dy shtetasve të mësipërm, u kapën në flagrancë nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ku i?u gjetën dhe i?u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 2 kg dhe 321 gramë lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva.

Lajmet e fundit nga