LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

500 mijë euro dëmshpërblim/ Nis gjyqi i Fullanit kundër Kuvendit dhe BSH

4 Prill 2016, 15:56, Aktualitet CNA

Ka nisur shqyrtimin e kerkesës së ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani nga Gjykata Administrative  kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit. Mësohet se Fullani ka kërkuar 500 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin e tij nga posti i guvernatorit nga Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi. Ish-guvernatori nuk ka qënë prezent në Gjykatën Administrative, por përfaqësohej nga avokatët e tij Maksim Haxhia dhe Erinda Ballanca.  Ligji parashikon që padia të paraqitet brenda 45 ditëve nga vendimi i gjykatës, ndërsa Fullani e ka bërë padinë pas 17 muajve, argumentoi avokati i cili mbron interesat e Bankës Shqipërisë. Seanca e radhës do të zhvillohet më 28 prill.

Lajmet e fundit nga