LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vuçiç mbërrin për vizitë në Kosovë

3 Prill 2016, 07:38, Aktualitet CNA

?Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinje, ndërsa ndodhet në Leposaviç.

Vuçiç do t?u drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t?i vizitojë edhe disa vende tjera.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u ka thënë mediave serbe se Vuçiç do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.

?Është një mbështetje e madhe për njerëzit atje që jetojnë në kohë të vështira? ka thënë Gjuriç.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Vuçia do të vijë në Kosovë me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kurse, në kohën kur po pritet të ndodhë kjo vizitë, në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe billboard-a, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb.

Vuçiç edhe disa javë më herët kishte paralajmëruar ardhjen në Kosovë, por ishte anuluar në momentet e fundit./KosovaPress

Lajmet e fundit nga