LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të kalonte kufirin i armatosur/ Arrestohet 31-vjeçari

3 Prill 2016, 07:22, Aktualitet CNA

Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një shtetas 31-vjeçar pasi u kap me armë zjarri në tentativë për tu larguar nga Shqipëria me makinën e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Amarildo Çobo , 31 vjeç , banues në Berat, me mjetin e tij tip “Benz” me targa AA 819 AJ.

Sipas policisë, pas përfundimit të procedurave të regjistrimit në Sistemin “Tims” , punonjësit e Policisë së Pikës Kufitare Kakavijë e kaluan në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjate kontrollit të detajuar në vijen e dytë si dhe në skaner në bashkepunim me Degën Doganore Kakavijë, në pjesën e brendshme të derës së pasme të mjetit , në krahun e shoferit, u konstatua e fshehur, një armë zjarri automatike model 56, e mbeshtjellë me një copë ngjyrë portokalli.

Menjëherë u bë bllokimi i mjetit dhe u njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma automatike model 56 .

Lajmet e fundit nga