LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Frika e Ramës nga referendumi/ Ministrat dhe zyra e shtypit, thirrje për pjesëmarrje

3 Prill 2016, 07:12, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama i trembet dështimit të referendumit në Partinë Socialiste. Problemi më i madh është pjesëmarrja, pasi nëse nuk kalohet 50% atëherë referendumi dështon dhe ai duhet që të shkojë në zgjedhje përballë Ben Blushit, shkruan gazeta ?Sot?.

Nga ana tjetër dalja në skenë e Blushit të premten, ku bëri thirrje nga Shkodra që të bojkotohej referendumi, ka shtuar akoma dhe më tepër frikën. Për këtë arsye dje shefi i qeverisë ka mobilizuar të gjitha strukturat pranë vetes për të nxitur pjesëmarrjen në referendum.

Ministri Saimir Tahiri, ministri Blendi Klosi dhe deputetë të tjerë të PS zhvilluan një takim mbi rritjen e anëtarësimeve në PS, por u pa se qëllimi ishte për të bërë thirrje për pjesëmarrje në referendum. Ishte vetë Tahiri ai që e theksoi disa herë këtë gjë.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe zyra e shtypit e PS përmes rrjeteve sociale dhe deklaratave për shtyp nisi dje fushatën për të nxitur pjesëmarrjen. Duke qenë se në bazë ka shumë pakënaqësi ndaj Ramës, për shkak se dështoi me punësimet dhe nuk ka marrë mendimet e tyre, ai i trembet bojkotit më 9 prill.

Lajmet e fundit nga