LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A kanë viza amerikane në pasaportat e tyre “Al Kaponet” shqiptarë?

3 Prill 2016, 09:00, Aktualitet CNA

Nga Kreshnik Spahiu
A kanë viza amerikane në pasaportat e tyre ?Al Kaponet? shqiptarë?
A e dini që shtetasit maqedonas marrin viza 10 vjeçare për të udhëtuar në SHBA? A e dini që viza 10 vjeçare marrin edhe shtetasit Bullgar, Rumun, Malazez etj?
Gjithsesi edhe një një komshiu im fajdexhi e siguroi vizën amerikane për 3 vjet, një tregtar 1 vjeçare, një ministër, një deputet, një bojaxhi etj
Prej disa muajsh ambasada amerikane ka kërcënuar hapur zyrtarët e korruptuar shqiptar se do tu rrefuzojë vizën për të udhëtuar në SHBA.
Po a ka forcë diplomacia amerikane të shpall non grata mafien politike shqiptare apo ata që ambasadori Lu konsideron të paprekshëm si ?Al Kapone?? Deri më sot asnjë kryeministër, ministër, deputet, zëvendës ministër, kryetar partie etj nuk është refuzuar publiksiht për të udhëtuar në SHBA. Po kush vallë janë Al Kaponet?
Para disa ditësh amabasada refuzoi ekipin e prokurorit Adriatik Lllala jo per korrupsion por çuditërisht për mos kthim në atdhe.
Në shkresën zyrtare të Ambasadës ngrihen dyshime se, Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi.
Sipas Ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri, pas vizitës në SHBA.
?Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA -ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohëshme në SHBA. Këto lidhje përfshijnë ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t?ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA?.
Nëse kryeprokurori refuzohej për korrupsion atëhere 10 milion shqiptar do të duartrokisnin refuzimin por arsyet e refuzimit duken paksa të çuditshme sepse çdo bëhej me mijëra të papunë që skanë asnjë arsye të ri-kthehen në Shqipëri? Qindra mijëra shqiptarë që sigurojnë vizën amerikane kanë shumë më pak arsye se prokurori Gjanë që të mos kthehen në Shqipëri por ambasada sërish i mbështet ata në qëllimet për të vizituar SHBA.
Ambasadori Lu një mik i rëndësishëm i shqiptarve po ndjehet i tradhëtuar nga politikanët hipokrit shqiptar por edhe nga kapot e drejtësisë që s?po arrestojnë askënd.
Përpjekjet për të kërcënuar me mos dhënie vizash janë të mirëpritura por ato mund të zhvlersohen kur dhjetra Al Kapone të qeverisë dhe opozitës udhëtojnë çdo muaj në Washington. Jo më kot ne shqiptarët kemi shprehjen: ?Kur si bie dot gomarit atëhere i bie samarit?.
Shqiptarët shpresojnë shumë tek SHBA, së paku në standardet që ajo mund të imponojë në anarkinë dhe xhunglën e mafies që ka marrë peng sistemin politik në Tiranë.
Donald Lu e do Shqipërinë më shumë se kryeministri i shqiptarëve por edhe shqiptarët besojnë tek ai më shumë se tek Rama. Eshtë koha që ambasadori Lu të mbajë premtimin për luftën kundër Al Kapones.

Lajmet e fundit nga