LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin 202 kg kafe kontrabandë/ Arrestohen 2 persona në Fier

2 Prill 2016, 08:33, Aktualitet CNA

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Resul Hoxha, 34 vjeç, banues në lagjen ?Palorto? Gjirokastër.

2.Ermal Hoxha, 31 vjeç, banues në lagjen  ?Palorto? Gjirokastër.(Vëllezër).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi rreth orës 01:30, në rrugën Fier ? Lushnje, në vëndin e quajtur ?Safar?,  janë kapur nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier, duke transportuar me automjetin tip ?DACIA? me targa TR 7096 R, një sasi prej 202 kg kafe ekspresi, pa dokumentacion përkatës.

Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 172 e 25 i Kodit Penal.

 

Lajmet e fundit nga