LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partia Demokratike përkujton 25-vjetorin e Masakrës së 2 Prillit në Shkodër

2 Prill 2016, 09:25, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka përkujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së 2 Prillit në Shkodër. Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, ishte i shoqëruar nga deputetë dhe drejtues të tjerë të lartë të Partisë Demokratike, Kreu i PR-së, Fatmir Mediu dhe të tjerë përfaqësues të opozitës. Ata vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar Arben Brocit dhe tre të rinjve të tjerë që u vranë gjatë protestave antikomuniste.

Ngjarja e 2 prillit

Në dy prill të vitit 1991, katër studentë u vranë nga regjimi si akti i fundit kriminal i komunizmit. Arben Broci, Bujar brociBishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u vranë nga plumbat e regjimit. Pak kohë pas ngjarjes, të katër u nderuan me emrin ?Dëshmorë të Demokracisë?, ndërsa me një vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit, 2 Prilli do të ishte dita e ?Dëshmorëve të Shkodrës?.

Martirët e 2 prillit

Arben Broci

Mosha: 21 vjeç

Profesioni: Student

Vrarë: 2 prill 1991

Vendi: Shkodër

Motivi: Politik

 

Bujar Bishanaku

Mosha: 22 vjeç

Profesioni: Student

Vrarë: 2 prill 1991

Vendi: Shkodër

Motivi: Politik

Nazmi Kryeziu

Mosha: 22 vjeç

Profesioni: Student

Vrarë: 2 prill 1991

Vendi: Shkodër

Motivi: Politik

 

Besnik Ceka

Mosha: 21 vjeç

Profesioni: Student

Vrarë: 2 prill 1991

Vendi: Shkodër

Motivi: Politik

Lajmet e fundit nga