Connect with Us

Kontrollet e Policisë së Durrësit/ Arrestohet një person

Kronika

Kontrollet e Policisë së Durrësit/ Arrestohet një person

Publikuar

-

Drejtoria Vendore dhe Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës, Krujë dhe Shijak,  në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, mbrëmjen e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kanë vijuar  zbatimin e planit të masave në mënyrë intensive dhe të pandërprerë.

Kanë ngritur pika kontrolli, kryesisht në akset rrugore kryesore dhe dytësore që paraqesin rrezikshmëri dhe që janë burim aksidentesh për përdoruesit e rrugës, me qëllim mbajtjen nën  kontroll të situatës kriminale, kontrollin e mjeteve dhe personave mbi posedimin e ndonjë sendi të jashtëligjshëm, të automjeteve nëse nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm, drejtues mjeti që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo nën efektin e alkoolit, në kuadër të  rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Qarkun e Durrësit, është arrestuar në flagrancë një shtetas, janë  pezulluar 10 leje drejtimi për mungesë dokumentacioni dhe drejtues  mjeti që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit(në përqindje mesatarisht të ulët) dhe janë vendosur 180 masa administrative.

LEXO EDHE:  Sëmundja e gjedhit/AKU intensifikon kontrollet në markata dhe njësitë e tregtimit të mishit

Konkretisht, është  arrestuar në flagrancë shtetasi:

• Besnik Llani 42 vjeç, banues në Krujë, pasi:

U kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Benz me targaTR 0074 J, pa leje drejtimi.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, do vijojë kontrollet edhe në ditët në vijim dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë me rigorozitet Kodin Penal dhe rregullat e qarkullimit rrugor, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim dhe do të përgjigjet para ligjit çdo shkelës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Flakët shkrumbojnë dy banesa/ Shpëtojnë mrekullisht familjarët

Publikuar

-

Nga

Dy apartamente të një pallati janë shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Cërrnicë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por familjarët kanë arritur të shpëtojnë për mrekulli.

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nderohet me “Certifikatë Mirënjohjeje”

LEXO EDHE:  Sëmundja e gjedhit/AKU intensifikon kontrollet në markata dhe njësitë e tregtimit të mishit

Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur që flakët të mos përhapen edhe në banesat e tjera.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dy muaj në “karantinë”/ Shqiptari që jeton në Kinë flet mbi situatën e koronavirusit 

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish. Kina raportoi sot 433 raste të reja dhe 29 viktima duke e çuar 78,497 numrin e të infektuarve dhe 2,744 numrin e të vdekurve në rang vendi.

Shqiptari, Rodriguez Mazreku, një mësues anglishteje i cili jeton në Kinë ka thënë se që prej Vitit të Ri Kinez ka qëndruar brenda në shtëpi.

Në një lidhje nga Kina me “ABC e Mëngjesit”, ai tha se “Kjo situatë filloi që në momentin që u dhanë pushimet për Vitin e Ri Kinez. Në këtë rast kur u përhap epidemia dhe njerëzit ishin të frikësuar qeveria kineze mbylli të gjitha lëvizjet.

Kina ka edhe popullsinë më të madhe. Qingdao dhe Shanghai janë thuajse 1 orë e 30 minuta larg.  Pas lajmit për përhapjen e epidemisë u bllokuan lëvizjet, njerëzit nuk shkonin në punë. Një qytet i madh por që tashmë nuk ka asnjë lëvizje për shkak të panikut. Rreth 70 % e njerëzve që punojnë në Shanghai vijnë nga vendet e tjera. Shangahi është qendra ekonomike. Urdhri i qeverisë ishte për minimizim të udhëtimeve, qytetarët në mënyrë katëgorike nuk lëviznin nga shtëpia”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se shumica e mësuesve arrijnë ta bëjnë mësimin online. Sa i përket daljeve nuk lejohet, ka një kontroll të rreptë.

LEXO EDHE:  Nisin kontrollet per sigurine teknike te mbushjes se bombolave te gazit

LEXO EDHE:  Arrestime e postblloqe kudo/Çfarë po bëjnë Policia e Lezhës dhe FNSH Shkodër?!

“Shumica e mësuesve arrijnë ta bëjnë mësimin online. Sa i përket daljeve nuk lejohet, ka një kontroll të rreptë

Nëse dikush nuk ka para qeveria i siguron ushqimin. 12 milion banorë të Ëuhan furnizohen me ushqim.”-tha ai.

I pyetur sesi ia dalin me furnizimet, Rodriguez Mazreku u shpreh se “Kina ka një forcë punëtore shumë të madhe, dhe njerëzit i gjenden njëri-tjetrit, punojnë për vendin e tyre. Kanë instancat mjekësore dhe politike që janë 100% efektive dhe kanë besim të madh. Gjysma e personave tashmë janë kuruar. Situata mund të vazhdojë kështu edhe për disa kohë. Deri në momentin që asnjë i ri nuk do të jetë më i infektuar, atëherë mund të ndryshojë situata. Punojnë vetëm zyrat e policisë.”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolli i policisë “fundos” 26-vjeçarin/ Ja çfarë iu gjet në banesë

Publikuar

-

Nga

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi G. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Sipas uniformave blu, pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.

LEXO EDHE:  Tërhiqte qenin zvarrë me makinë/Policia shoqëron 42 vjecarin nga Shijaku

LEXO EDHE:  AKU me “dorë të hekurt”/ Kontrolle të rrepta gjatë gjithë javës

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve”.

LEXO TE PLOTE