Connect with Us

Blushi dhe Hafizi/ Ja 20 arsye Pse JO Referendumit të 9 Prillit!

Aktualitet

Blushi dhe Hafizi/ Ja 20 arsye Pse JO Referendumit të 9 Prillit!

Publikuar

-

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi, deputeti që shpalli kandidaturën për kreun e PS-së kanë publikuar 20 arsyet pse socialistët duhet ti thonë jo referendumit në 9 prill. Më poshtë po sjellim të plota pikat e shtruara nga deputetët socialistë.

  1. Sepse në Kongresin e Partisë Socialiste, 19 Mars 2016, ky Referendum u votua në kundërshtim të plotë me normat e PS;
  2. Sepse Kongresi u zhvillua mbi bazën e një rendi dite të përcaktuar më parë, pa u lejuar të miratojë rendin e tij të ditës;
  3. Sepse pati kërkesë të një grupi delegatësh për shtesa në rendin e ditës, e cila nuk u lejua të votohej;
  4. Sepse në rendin e ditës nuk u përfshi detyrimi statutor për hapjen e procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Socialiste, ndërkohë që kryetarit i ka mbaruar mandati prej 3 vitesh;
  5. Sepse Kongresit iu imponua iniciativa e një delegati të vetëm për referendum, ndërsa Statuti parashikon që iniciativa referendare i takon Asamblesë Kombëtare dhe me kërkesën e 20% të antarësisë së partisë. Iniciativa u shpreh në fund të punimeve të Kongresit dhe jashtë rendit të ditës;
  6. Sepse data e Referendumit u vendos në kundërshtim me Kodin e Zgjedhjeve në PS, i cili përcakton që referendumet nuk mbahen dy muaj para ose dy muaj pas kongresit;
  7. Sepse Kongresit nuk iu dha e drejta të njihej dhe të shprehej për pyetjen që do të shtrohej në Referendum;
  8. Sepse pyetja e bërë publike pas Kongresit është formuluar në kundërshtim me Statutin, nga njëri prej drejtuesve të seancës, i cili nuk ka të drejtë as të formulojë e as të shpallë pyetjen e referendumit;
  9. Sepse sipas Statutit njihen dy forma referendumesh, këshilluese dhe vendimarrëse, të cilat vendosen në Kongres. Kongresi i 19 Marsit nuk u shpreh për formën e këtij referendumi, që do të thotë se vendimi i zbardhur, i cili parashikon formën vendimarrëse, është antistatutor;
  10. Sepse Kongresi nuk u lejua ta miratojë nen për nen Statutin e ri, çka vë në diskutim çdo vendim të marrë për këtë referendum;
  11. Sepse Kongresi ka zgjedhur si antarë të Asamblesë Kombëtare shumë persona të antarësuar në parti vetëm disa ditë para Kongresit, ndërkohë që neni 41.4 i Statutit kërkon një përvojë tre vjeçare në parti të antarëve të Asamblesë Kombëtare;
  12. Sepse Kongresi ka zgjedhur si antarë të Asamblesë Kombëtare shumë nëpunës të shërbimit civil, ndonëse neni 41.4 i Statutit e ndalon;
  13. Sepse në këtë Referendum është mohuar e drejta e fushatës për alternativat e ndryshme;
  14. Sepse, ndonëse Kodi Zgjedhor i PS, në nenin 55.6, parashikon që “Alternativat referendare kanë të drejtë të kenë vëzhguesit e tyre në tërë nivelet e Komisioneve të zgjedhjeve“, kjo e drejtë është shkelur;
  15. Sepse lista e zgjedhësve që kanë të drejtë të shprehen në Referendum, e cila sipas Kodit Zgjedhor duhet të përfshijë vetëm antarët e partisë deri më 31 dhjetor 2015, nuk është bërë publike;
  16. Sepse ky Referendum tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Socialiste, duke i hequr të drejtën e votës dhe kandidimit antarëve të Partisë Socialiste;
  17. Sepse Statuti i ri nuk u lejua të kalojë nen për nen në Kongres, për të fshehur ndryshimet thelbësore të bëra projektit të miratuar në Asamblenë Kombëtare. Ndryshimet pa autorësi që iu bënë Statutit të ri synojnë t‘i japin mandat të përhershëm Kryetarit të partisë, i cili jo vetëm që nuk votohet, jo vetëm që mandatin nuk e fiton me zgjedhje, por as nuk dorëhiqet kur partia humb në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare;
  18. Sepse në variantin e Statutit që miratoi Asambleja Kombëtare shkruhej “Mandati i Kryetarit të Partisë ndërpritet kur Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme“, ndërsa në variantin që u kalua pa votim nen për nen në Kongres, shkruhet se “Mandati i Kryetarit të Partisë ndërpritet kur Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme“;
  19. Sepse historikisht, që nga krijimi i saj, Partia Socialiste është votuar nga shqiptarët si forcë e parë politike në vend, çka përforcon bindjen se neni më sipër është ndryshuar për ta kthyer në të përhershëm mandatin e Kryetarit të partisë;
  20. Sepse sipas nenit 40.6 të Statutit të pamiratuar në Kongres “Kur partia është në qeveri dhe Kryetari i saj zgjidhet kryeministër, zgjedhjet për Kryetarin e partisë do të zhvillohen vetëm nëse kërkohet nga të paktën 10% e delegatëve dhe kërkesa merr mbështetjen e shumicës së delegatëve të kongresit në votimin që zhvillohet në Kongresin vjetor të partisë“, i jepet mundësia partive të koalicionit të vendosin për Kryetarin e Partisë Socialiste, mundësi që i hiqet antarëve të Partisë Socialiste.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vdekja e Princin Philip/ Britani shpallen planet e funeralit

Publikuar

-

Nga

Vdekja e Princin Philip/ Britani shpallen planet e funeralit

Ceremonitë e varrimit të Princit Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth të Britanisë, do të mbahet më 17 prill, njoftoi të shtunën Pallati Buckingham, duke shtuar se në funeral do të marrë pjesë nipi i tyre, Princ Harry.

Ndërkohë, kudo në Britani ushtuan të shtënat e topave në shenjë nderimi për Princin Philip, i cili u nda nga jeta të premten në moshën 99-vjeçare. Planet e ceremonive, të hartuara prej kohësh, u desh të ndryshoheshin dhe të zvogëloheshin në përmasa, për shkak të kufizimeve për koronavirusin, por Pallati Mbretëror tha se ato përsëri përputhen mjaft me dëshirat e Princit Philip.

Për nder të tij do të organizohet një funeral mbretëror, jo shtetëror, pa procesione publike, që do të zhvillohet tërësisht brenda mjediseve të Kështjellës Windsor. Numri i të pranishmëve do të jetë jo më shumë se 30. Varrimi do të zhvillohet në Kishën e Shën Gjergjit brenda kështjellës dhe do të paraprihet nga një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Hollësitë e sakta se kush do të marrë pjesë nuk janë bërë publike, por midis të pranishmëve do të jetë Princi Harry, intervista e pazakontë e të cilit dhe gruas së tij Meghan muajin e kaluar me personalitetin e njohur televiziv Oprah Winfrey, e zhyti familjen mbretërore në krizën e saj më të madhe në dekada.

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë më 18 qershor?/Blushi: Rrezik i madh për zgjedhjet

LEXO EDHE:  Ben Blushi zbulon turpin e KQZ/ Paradoksi që po ndodh

Meghan, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, nuk do të marrë pjesë në bazë të këshillës së mjekut, tha Pallati Mbretëror.

Të shtëna topash për nder të Princit Philip

Edhe sot vazhduan homazhet për njeriun që mbretëresha Elizabetë e quante shtyllën e saj të forcës.

Shumë njerëz vendosën lule pranë rezidencave mbretërore për Princin Philip, i cili kaloi më shumë se shtatë dekada në krah të bashkëshortes së tij.

Në njoftimin e saj zyrtar në Twitter, familja mbretërore postoi fjalët e Mbretëreshës të thëna në 50 vjetorin e tyre të martesës në vitin 1997, ku ajo e cilësonte bashkëshortin e saj si një shtyllë force për të gjatë gjithë atyre viteve.

Anëtarët e familjes kanë vazhduar të vizitojnë Mbretëreshën për t’i shprehur homazhet e tyre në Kështjellën Windsor, ku Princi Philip u nda nga jeta.

Në shenjë nderimi, sot në mesditë, ushtuan të shtënat ceremoniale të topave nga forcat e armatosura në Londër, Edinburg, Cardiff, Belfast dhe Gjibraltar. Të shtëna topash pati edhe nga disa anije luftarake të marinës./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE