LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha në Zvicër/ Harmonia fetare në Shqipëri, shembull për t’u ndjekur nga vendet e tjera

2 Prill 2016, 10:30, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se harmonia fetare në Shqipëri është shembull për t?u ndjekur nga vendet e tjera. I pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Dialogu Nderfetar” në Lugano të Zvicrës, Berisha theksoi se muret më të larta ndarëse të njerëzimit janë muret fetare.

Postimi në Facebook nga ish-Kryeministri Sali Berisha lidhur me pjesmarrjen  e tij në Konferencë
Te dashur miq, keto dy dite ne Lugano zhvilloi punimet Konferenca nderkombetare me teme “Dialogu Nderfetar”. Kjo konference u organizua nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Europes dhe fakulteti i Teologjise i Luganos. Ne konference moren pjese kryesisht akademike nga shume vende te botes dhe u diskutua gjeresisht mbi rendesine, domosdoshmerine e dialogut nderfetar, intensifikimin dhe diversifikimin e tij, angazhimi me i gjere ne kete proces i institucioneve akademike, fetare, shoqerise civile, gjetja e rrugeve te reja per te rritur mirekuptimin nderfetar.

Ne kete konference mora fjalen dhe theksova se, sot muret me te trasha dhe me te larta ndarese te njerezimit jane muret fetare te ndertuar me nje investim shekullor dhe mijevjeçar. Ne kete kontekst kerkohet perkushtim, persistim per te shnderruar keto mure ne ura bashkepunimi dhe mirekuptimi. Shembulli i kombit tim deshmon qarte se keto mure nuk jane nje fatalitet ndares  dhe besimet fetare mund te bashkjetojne ne harmoni te plote siç bashkjetojne ne shekuj te kombi shqiptar, madje jo vetem midise grupeve te medha shoqerore por dhe ne mijera e mijera raste brenda familjeve me anetar me dy apo tre besime fetare.

Studimi i rastit te Shqiperise, harmonise, toleances dhe bashkepunimit nderfetar, mund te ndihmoje per arritjen ne konkluzione te pergjithshme te dobishme ne kete fushe

Lajmet e fundit nga