LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema e spastrimeve aplikohet edhe në policinë e shtetit

1 Prill 2016, 16:21, Aktualitet CNA

Dhjetëra efektivë të policisë së shtetit humbin vendet e punës nga ndryshimet në strukturën e re të kësaj organizate. 170 është numri i të larguarve në disa qarqe, me justifikimin e shkurtimit të disa sektorëve dhe riorganizimit të të tjerëve.

Por skema e re e riorganizimit duket më shumë si skemë spastrimi. Gazeta Shqip shkruan se burime të besueshme i kanë konfirmuar që vetëm në Sallën Operative të Drejtorisë së Tiranës do të largohen 10 efektivë, sipas justifikimit të mësipërm. Por nga ana tjetër, pas largimit të këtyre 10 policëve, do të punësohen 42 të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve do të angazhohet po në Sallën Operative.

Struktura e re e policisë, siç kishte deklaruar Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, parashikonte shkrirjen e Gardës së Republikës dhe të Krimit Ekonomik. Asnjëri nga këto plane të Tahirit nuk është realizuar, kur po bëhen 3 vjet nga premtimet e dhëna.

Më së shumti, këto plane janë përdorur për largimet e disa efektivëve dhe punësimin e disa të tjerëve. Opozita ka denoncuar disa raste të punësimit të militantëve partiakë në policinë e shtetit, madje edhe të personave me precedentë penalë. E njëjta skemë, sipas opozitës, është përdorur edhe në ministri e pjesë të tjera të administratës, me qëllim punësimin e militantëve.

Veç largimeve nga radhët e uniformave blu, prej mijëra prej tyre pritet edhe ulje page. Me ligjin e ri për policinë e shtetit do të shkrihet grada e kryeinspektorit dhe nënisnpektorit. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta, është shprehur se të paktën 2 000 efektivë do të humbin këto grada dhe për pasojë do të kenë ulje page. Secili prej tyre do të humbasë minimalisht 5 mijë lekë nga paga mujore.

Kjo sindikatë e ka pditur Ministrinë e Brendshme dhe Qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se kanë vonuar prej më shumë se një viti nxjerrjen e akteve nënligjore që do ta bënte efektiv këtë ligj.

Mungesa e tyre –  thotë Fishta ? u ka mohuar gjatë kësaj periudhe përfitime financiare efektivëve të policisë, pasi punonjësit që kanë mbi 25 vjet punë duhet të kishin marrë 25 % shtesë page që nga 1 marsi, ndërsa famlijarët e policëve të vrarë në krye të detyrës do dtë duhet të kishin marrë shtëpi falas. /Lapsi.al

Lajmet e fundit nga