LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka: Jemi në krizë kushtetuese

31 Mars 2016, 09:11, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar, Edi Paloka, tha se vendi ndodhet në krizë kushtetuese. Gjatë fjalës së tij në parlament Paloka tha se opozita nuk ka vënë asnjë kusht për mandatet e deputetëve. Sipas tij, kushtet i ka vënë kushtetuta. Ai tha se është e vështirë të flasësh për reformën në drejtësi në një kohë kur Rama kërkon shkeljen e kushtetutës.

?Për të disatën herë e ka cuar vendin në krizë kushtetuese. Jemi në krizë kushtetuese. Opozita nuk ka vënë asnjë kusht për mandatet e deputetëve. Ishte Rama që vinte dikur kushte. Kushtet nuk i vëmë ne, i vë kushtetuta. Ne nuk kërkojmë mandatet, kërkojmë zbatimin e kushtetutës. A ka kuptim të flasim për reformën në drejtësi kur Rama kërkon shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese?, tha Paloka

Lajmet e fundit nga