LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha i përgjigjet letrës së Ramës

31 Mars 2016, 11:50, Aktualitet CNA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i është përgjigjur letrës së kryeministrit, i cili kërkoi krijimin e një forumi midis mazhorancës dhe opozitës për dialogun e reformës në drejtësi.

Në një prononcim për mediat, kreu i opozitës tha se ende nuk e ka lexuar letrën, por nënvizoi se dera do të jetë e hapur dhe se opozita është pro dialogut.

?Nuk e kam lexuar letrën. Sapo ta lexoj do ti kthej përgjigje. Nuk ia kam mbyllur kurrë derën dialogut, jemi për konsnsus?, u shpreh Basha

Ndër të tjera, Basha shprehu kritika për mënyrën se si u dërgua letra.

?Vazhdon zakoni i keq. Letra u publikua përpara se të vinte tek unë?, tha ai

Letra e Ramës

Lajmet e fundit nga