Connect with Us

Denoncimi në Fiks Fare/ Një dekadë zyrave të shtetit për të regjistruar pronën

Aktualitet

Denoncimi në Fiks Fare/ Një dekadë zyrave të shtetit për të regjistruar pronën

Publikuar

-

 

11 vjet përplasje dyerve të komunës, bashkisë, prefekturës dhe hipotekës  për të regjistruar pronën të cilin vetë  shteti ia kishte dhënë me ligjin 7501. Ju deshën një dekadë që të merrte një lloj sqarimi nga zyrat e hipotekës, që deri më sot nuk e informonin siç duhet, duke shamngur në këtë mënyrë edhe zbatimin e ligjit. 

Për këtë arsye zoti Feta Cane iu drejtua emisionit Fiks Fare. Banori i fshatit Leshincë  të Pogradecit, pretendonte se nga komuna Cerravë i është dhënë një siperfaqe  tokë me ligjin 7501, në vitin 2005. Tokë kjo e cila kishte qenë dikur në pronësi të familjes Cane. Aplikimi më i fundit, në janar  të vitit 2015 për regjistrim të pronës pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Pogradec kishte marrë një tjetër  përgjigje negative . ZRPP Pogradec, nuk ja regjistronte pasi i kërkon të plotësojë dokumentet tekniko – ligjorë.

Sipas informacionit që Fiks Fare mori pranë këtij institucioni, nga komuna Cërrave në të njëjtin vit  është  kërkuar  rikthimi i dokumentacionit të nisur nga komuna,  me arsyetimin se  e njëjta sipërfaqe  toke , pretendohej  të ishte  ndarë   edhe nga komuna Dardhas. Kështu asokohe ky akt, nuk u  konfirmua  nga Qarku. Konfirmimi do të bëhej kur  të saktësohej nëse kjo  tokë ishte  nën administrimin e  komunës Dardhas apo  komunës Cërrave.

Këtë situatë e qartësoi gjykata e Pogradecit, dhe më pas Gjykata e Apelit Korçë, ku  me një vendim të formës së prerë  u faktua se kjo pronë ishte nën  juridiksionin  e komunës  Cërrave. Pas vendimit të gjykatës, sërisht Feta Cane nuk mundi ta regjistronte pronën e tij. Kryetari i ZRPP-së  Pogradec, Nexhip Shkullaku,  pretendon se nuk i kishte ardhur zyrtarisht nga bashkia Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi. Sipas tij, zyrtarisht është kjo e fundit, që duhet ta pëcjell  këtë Akt,  pranë ZRPP-së.

Për kameran e Fiks Fare Nexhip Shkullaku, kryetar i zyrës së regjistrimit Pogradec deklaroi:

” Ne si zyrë nuk e kemi  Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të zotit Feta Cane. Dhe kjo duhe të përcillet pranë zyrës nga komuna ose bashkia. Bashkia është Institucioni përgjegjës për grumbullin e të gjithë Akteve kur nuk janë të depozituara këtu. I konfirmojnë me plan vendosje dhe i dërgojnë pranë zyrës vendore. Ky dokument mua nuk më ka ardhur deri më sot.”

Për sa i takon vendimit të gjykatës së Apelit Korçë, ai pretendon se është një vërtetim fakti  juridik, për përcaktimin e juridiksionit se kujt i përket kjo tokë. Megjithatë Fiks Fare kërkoi sqarim edhe nga juristja e këtij institucioni, e cila pasi pa dokumentacioni deklaroi se nuk ka lidhje me vërtetimin e një fakti  juridik. Por vetëm faktimin  se kjo tokë e ndarë është nën juridiksionin e komunës Cërravë.

Përpara këtyre fakteve, kryetari i zyrës së regjistrimit tha se do t’i rishikonin edhe njëherë përgjigjet .

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen

Regjistruesi këmbënguli për kameran e Fiksit,  që ky Akt, duhet  t’i  vijë  zyrtarisht nga Bashkia dhe se ai nuk i është drejtuar kësaj të fundit  me një shkresë, por  prefekturës Korçë. Madje thekson se pranë  zyrës që ai drejton, nuk është i arshivuar ky akt edhe pse me anë  të një  shkrese zyrtare i kërkon Komisionit të Vlerësimit, pranë prefekturës Korçë,  konfirmimin e vlefshmërisë ligjore  të AMTP-së në  emër  të zotit Feta Cane.

Ndërkohë prefektura e Korcës e njhihte shumë mirë rastin e këtij qytetari, pasi kishin dërguar shumë shkresa ZRPP për problemin e zotit Cane.

Fiks Fare, intervistoi  juristin e Prefekturës, z.  Dorjan Kaçorri. “Ne  njohim  shumë mire rastin e zotërisë, Feta Canes,  pasi kemi  shkëmbyer disa herë shkresa.  Në njërën nga to ZRPP-ja Pogradec na kërkon të konfirmojmë  AMTP-në. Ne i kemi kthyer përgjigje që ne nuk konfirmojmë  por verifikojmë ligjshëmërinë. Ndaj i kemi kërkuar në bazë të ligjit të na bëjnë edhe një relacion për arsyen e kësaj kërkese.  Ka kaluar gati një vit dhe nuk kemi marrë akoma një përgjigje” deklaroi ai për  Fiks Fare .

Për shkak se komunat nuk ekzistojnë më dhe tani ka vetëm njësi administrative në varësi të bashkive, Fiks Fare  kontaktoi kordinatorin e njësive administrative pranë bashkisë  Pogradec, z. Nexhmi Torra. Ky i fundit deklaroi se as pranë kësaj bashkie,  në asnjë kohë nuk ka ardhur ndonjë kërkesë nga Zyra e Regjistrimit Pogradec lidhur me çështjen e zotit Feta Cane. Ashtu si nuk ka ardhur asnjë ankesë as nga  z. Feta Cane. Ligjërisht, sipas tij është ZRPP-ja ajo që duhet t’i drejtohet bashkisë me një kërkesë, më pas njësitë administrative venë në lëvizje  institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi. “Zoti Cane është i lutur të bëj një ankesë pranë bashkisë dhe në do ta ndjekim rastin e tij” – shtoi z. Torra.

 fiks fare regjistrimi i pasurise (7) fiks fare regjistrimi i pasurise (3) fiks fare regjistrimi i pasurise (5) fiks fare regjistrimi i pasurise (4) fiks fare regjistrimi i pasurise (2) fiks fare regjistrimi i pasurise (1)

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ Mësuesja dhunon nxënësit e klasës së parë, mes tyre edhe një autik

LEXO EDHE:  Shitja e bagëtive jashtë standarteve/ "Fiks Fare" publikon skandalin

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Video-Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Ja si u mashtruan ish të përndjekurit e Spaçit

LEXO EDHE:  Video-Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Ja si u mashtruan ish të përndjekurit e Spaçit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: