Connect with Us

Basha pranon ftesën e Ramës/ Gati të takohemi

Aktualitet

Basha pranon ftesën e Ramës/ Gati të takohemi

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar takim në kuadër të miratimit të Reformës në Drejtësi. Përmes një letre-përgjigje, Basha i shkruan shefit të qeverisë se ftesa e këtij të fundit është e vonuar. Kreu i demokratëve shton se mazhoranca vazhdon të pengojë zbatimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014 për dekriminalizimin.

LEXO EDHE:  Statuti i ri i Bashës/ Ja versioni final

“Ndërsa nuk mund të takohemi assesi për të diskutuar opsione antikushtetuese me vetëdijen se mund të mos biem dakord dhe antikushtetutshmëria të vazhdojë si normalitet. Një forum i këtillë nuk është asfare përmasë civilizimi por e kundërta e tij.” shkruan ndër të tjera Basha lidhur me ftesën e shefit të qeverisë Rama.

 

letra-e-bashes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas “djegies” nga Kryemadhi/ Rebelohet Keidi Mehmetaj, sherr në studio

Publikuar

-

Nga

Keidi Mehmetaj, e cila “ u dogj” nga kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi për hir të Petrit Vasilit, edhe pse kishte më shumë vota se ai, është shfaqur sot e rebeluar.

Në studion e Breaking në TopNews, ajo është përplasur me moderatoren e emisionit.

Gjithçka ka ndodhur pas deklaratës së Mehmetaj se LSI ka patur kandidatë të papërfolur pë raste korrupsioni.

Kaq ka mjaftuar që moderatorja e emisionit t’i kujtonte Mehmetaj video- skandalin e kandidatit të LSI për Tiranën Etien Joka i cili blinte vota me 100 dollarë.

Debati i plotë:

Gazetarja: Sa meritokraci ka brenda LSI-së?

Mehmetaj: Brenda LSI ka shumë meritokraci, pasi ka shumë figura të papërfolura.

Gazetarja: Kemi kandidatin e LSI në Tiranë i cili doli për blerje votash?

Mehmetaj: Atë video e nxorët ju është gjykata që do ta vendosë fatin për Etjen Jokën. Ju jeni të anshëm prandaj, i kemi bërë të gjitha denoncimet e shit-blerjes së votës.

LEXO EDHE:  Basha i pëgjigjet Xhafajt/ Krimi dhe bandat sundojnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Andi Përmeti bën propozimin e papritur/ Kjo është një nevojë urgjente, ai ka ikur nga mendorja

 Gazetarja: Po ne e nxorëm, Keidi ti nuk e vendos rolin në media, ne në këtë program kemi nxjerr shitje dhe blerje votash të LSI. Videon e shitblerjes së votave te PS ma sjell dhe ta nxjerr?

 Gazetarja: Në momentin që ju thoni që ka shumë vajza dhe djem që punojnë për LSI, por kur ju thoni se nuk kemi njerëz të papërfolur?

 Mehmetaj: Unë nuk i largohem asnjë lloj debati, por ju nuk jeni të gatshëm se 99% e figurave të LSI janë të pa përfolur. Më thoni se a ka deputetë të PS dhe PSD që nuk janë të pa përfolur. Më gjeni ju të drejtën se si Damian Gjiknuri i akuzuar për blerje votash është akoma në parlament.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një thirrje publike ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

Sot, për të disatën herë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar, duke iu drejtuar mediave, që të mos heshtin për çështje të caktuara, por të tregojnë guxim dhe t’i shërbejnë publikut.

Reagimi i ambasadores Kim, ka ardhur pas kërkesës së bërë dje nga ONM, në lidhje me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Pra, ankimin e bërë në KPK dhe kalimin në KPA.

Një reagim i ambasadores që vjen pas Reformës në Drejtësi, një proçes që është udhëhequr nga vetë amerikanët dhe Bashkimi Europian, por për herë të dytë ajo përsëriste apelin ndaj mediave.

Të parin e ka bërë publik, të ashpër dhe të fortë, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, dhe kjo ishte hera e dytë që fliste ndaj mediave.

Në fakt ne si redaksi, kemi dy kërkesa të thjeshta, ndoshta që Zonja Ambasadore mund t’i ndihmojë edhe mediat, por edhe shqiptarët, nëpërmjet Twitter-it, të saj.

Së pari, thirrja është që mediat të mos keqpërdoren nga ortakëri korruptive, të cilat ju mbyllin gojën. Pra, ky është rasti konkret, është rasti i Top Channel, që mbron publikisht me kronika dhe emisione, aferën korruptive të inceneratorëve, të cilen e ka nën hetim SPAK.

Thirrja jonë është mjaft e thjeshtë. A mund t’i kërkohet publikisht SPAK-ut, të zbardhë dosjen e inceneratorëve dhe lidhjet me Top Channel?

Kjo do të ishte mjaft e rëndësishme.

Nga ana tjetër, zonja Ambasadore mund t’i kërkojë këtij institucioni edhe hetimin e pasurisë së drejtorit të këtij televizioni, Ben Blushi. Apo të ardhurat që qarkullon kjo media dhe lidhjet e tyre me koncesionet që jep qeveria.

Pra, lidhja qeveri-korrupsion, nëpër koncesione dhe më pas ortakëri në media, duke i financuar ato.

Ndaj, e nderuar Zonja Ambasadore, me shpresën se do ta lexoni kërkesën tonë dhe do të reagoni, qoftë ndaj SPAK, të cilin ju e quani një histori suksesi, i cili në fakt është si ai “djalli” që fshihet në detaje. Ku megjithëse pretendohet një luftë e madhe, kundër korrupsionit, duhet të dini se shumë letra harrohen në sirtar dhe SPAK nuk heton deri në fund korrupsionin në media, apo korrupsionin e inceneratorëve, dosje të cilat i “përpëlit”, ose nuk i shqyrton fare.

LEXO EDHE:  Përgjimet nga dosja 339/ Rama: “Sallatë fjalësh”

LEXO EDHE:  Avokati denoncon skandalin/ Rama grabit dyqanet, të ndërtojë pallat për oligarkët

Prandaj, dhe thirrja jonë është publike. Thojini me emra ato mediat që nuk flasin edhe kur bëhet fjalë për trafikantë droge, edhe kur bëhet fjalë për inceneratorët, edhe kur bëhet fjalë për mbështetje prokurorësh.

E në rast se nuk doni t’i thoni me emra, për të ruajtur etikën, nga ana tjetër ju mund t’i kërkoni SPAK, të shkartisë njën herë e mirë letrat, të hapë dosjet dhe të mbyllë deri në fund hetimet për skandalin e inceneratorëve dhe dosjet korruptive që lidhen me koncesionet e qeverisë në marrëdhënie me mediat./CNA.al

Ambasadorja amerikane reagim të fortë për mediat

Letër publike ambasadores Kim/ Pse SPAK nuk e heton këtë “peshk të madh”?!

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

Çfarë fsheh biznesi i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën dhe pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e negociatave/ Krocia pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Ministri i Jashtëm Kroat Gordan Grlic Radman, është shprehur me nota positive për përmbushjen e kritereve për çeljen e negociatave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas HRT, media e Kroacisë, ende nuk ka marrëveshje për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë.

Pasi ende ka disa vende që janë kundër hapjes  së negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut./CNA.al

LEXO TE PLOTE