LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Hajdutët e shtetit lajnë menderen me paratë që u vjedhin shqiptarëve!

30 Mars 2016, 18:57, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me tenderin e shpallur nga Ministria e Brendshme për “blerje orendish dhe pajisje per mobilim zyrash” me vlerë 1 miliarde e 228 milione leke. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se një shume e tille nuk eshte shpenzuar per pajisje dhe mobilim zyrash ne 8 vite te qeverise se PD te marra se bashku.

Reagimi në Facebook nga ish-Kryeministri Sali Berisha

Per orendi dhe mobilim te zyres se Saje qorrit shpallet tenderi me 1 miliarde e 228 milione leke!!

Te dashur miq, dje u botua dokumenti i Ministrise se Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve te Perqendruara, me te cilin shpallet tenderi per “blerje orendish dhe pajisje per mobilim zyrash”, me nje fond limit 128 113 807 lek shifer kjo stratosferike e padegjuar deri me sot ne shpenzimet e kolltukofageve.

Me kete shume mund te ndertohen se paku 3 shkolla 9 vjecare apo 4 qendra moderne shendetesore. Nje shume e tille nuk eshte shpenzuar per pajisje dhe mobilim zyrash ne 8 vite te qeverise se PD te marra se bashku.

Kesaj i thone se, hajdutet e shtetit lajne menderen me parate qe u vjedhin takspaguesve shqiptare perfshi atyre qe nuk kane tre vakte ushqim por qe per çdo kafshate paguajne TVSH njelloj sa kryeministri, ministrat dhe Koçot e tij.

Ju bej thirrje qytetareve shqiptar qe te ngrihemi dhe ti shkulim sa me pare nga kolltuqet e krimit Edi Ramen dhe hajdutet e tij te shtetit!

Lajmet e fundit nga