LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja e energjisë elektrike arrestohen 20 persona

28 Mars 2016, 09:51, Aktualitet CNA

OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po vazhdon aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Nga aksionet e kryera në terren janë evidentuar 36 raste me shkelje.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga 36 shkeljet e kryera janë arrestuar 20 persona, 3 janë shpallur në kërkim dhe 13 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Ky aksion është pjesë e aksionit kundër paligjshmërisë që po vazhdon prej disa ditësh në të cilin janë angazhuar 80 grupe Polici-OSHEE.

Lajmet e fundit nga