LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e opozitës/ Taulant Balla: Policia e Shtetit, tepër korrekte

28 Mars 2016, 17:33, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Taulant Balla,  i ka konsideruar korrekte veprimet e kryera nga policia e Shtetit gjatë zhvillimit të protestës së opozitës kundër betonizimit të liqenit artificial. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Balla ka kërkuar procedim penal për deputetin demokrat Gent Strazimiri, i cili është akuzuar se mbante armë gjatë protestës.

Deklarata e plotë e deptutetit socialist Taulant Balla

Pritem per disa ore qe Partia Demokratike te denoje incidentin e rende dhe vepren penale te provuar tashme te armembajtjes pa leje te deputetit te saj Gent Strazimiri. Por ne vend qe Partia Demokratike minimalisht te distancohet dhe te perjashtoje kete shkeles te ligjit nga radhet e veta dhe te mbeshtese policine e shtetit dhe drejtesine te bejne detyren e tyre ne kete rast, po i ofrojne mburoje politike. Madje Sekretari i Pergjithshem i PD Arben Ristani me paturpesi ka shkuar deri aty sa ta quaje kete incident te rende si nje inskenim te mediave, megjithese shkelesi i ligjit G.S. e pranoi vete kete veper kriminale.

Duke i konsideruar veprimet e deritanishme te Policise se Shtetit si teper korrekte, kerkojme qe sipas ligjit shtetasi G.S. te procedohet penalisht ne kushtet e flagrances te armembajtjes pa leje. Kujtoj qe kjo veper penale eshte nje veper e perfshire ne Ligjin per Dekriminalizimin. Eshte rasti qe PD te deshmoje me vepra dhe jo me fjale respektin ndaj ligjit.

Gjithashtu denoj edhe dhunen e deputeteve dhe perfaqesuesve te tjere te PD ndaj punonjesve te Policise se Shtetit dhe te Policise Bashkiake te Tiranes.

Lajmet e fundit nga