LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Dhuna ndaj opozitës, dëshmia se ky regjim ka rënë

28 Mars 2016, 11:30, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar dhunën e policisë ndaj protestuesve të opozitës. Në një deklaratë për shtyp, Basha tha se dhuna e sotme tregoi se ky regjim është në grahmat e tij të fundit.

Dhuna e përdorur sot ndaj opozitës është dëshmi se ky rregjim është në grahmat e tij të fundit. Kriminalizimi i policisë, prania e njerëzve të policisë  me armë në brez në kundërshtim me ligjin, prania e policëve pa shenjën identfikuese të tyre, urdhëri për dhunë, urdhëri për të penguar përmes dhunës shtazarake vendosjen e tendës së shoqërisë civile nga ky njeri që gjithë qytetarët e Tiranës e mbajnë  mend sesi bllokoi bulevardin Dëshmorët e Kombit tre muaj me tendat e tij me pseudokauzën e tij,  dëshmon se shteti ka rënë. Kushtetuta dhunohet, ligji shkelet. ndërtohet pa leje në mes të parkut dhe askush nuk jep llogari.“, tha Basha

Lajmet e fundit nga