Connect with Us

VIDEO/ Policia belge përdor topa uji për të shpërndarë protestuesit

Aktualitet

VIDEO/ Policia belge përdor topa uji për të shpërndarë protestuesit

Publikuar

-

Policia belge ka përdorur topa uji për të shpërndarë protestuesit e ekstremit të djathtë, të cilët kundërshtuan personat që ishin mbledhur në qendër të Brukselit në përkujtim të sulmeve terroriste të së martës. Njerëzit ishin mbledhur në sheshin “Place de la Burse” për të bërë homazhe pranë një memoriali të përkohshëm për viktimat e sulmeve terroriste të ditës së martë.

LEXO EDHE:  Reshjet e shiut krijojnë problemet e para/ Gurë dhe inerte në rrugë

Qindra aktivistë të së djathtës ekstreme shfaqën pikëpamjet e tyre kundër sulmeve, por edhe kundër emigrantëve, Demonstrators disturb crowds at a makeshift memorial tribute to the victims of the Brussels terror attacks on Place de la Bourse square in Brussels 27/03/2016një qëndrim i njohur i këtyre grupeve. Policia belge ndërhyri për të rivendosur rendin në qendrën e Brukselit.
Mësohet se fashistët e vetëdeklaruar u përballën me femrat myslimane mes njerëzve që kishin ardhur për të bërë homazhe dhe gjithashtu hodhën slogane ksenofobe e bënë nderimin famëkeq nazist.

VIDEO

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ikni, thyeni qafën”/ Demokratët “masakrojnë” Gazin e Lulit: Nuk iu votojmë më

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas përfundimit të seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat ka kundërshtuar vendimin për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Bardhi vijoi deklaratat e tij, duke mos pranuar të komentojë çështje të tjera, pasi sipas tij, “çështja më e rëndësishme sot është që mbledhjet të mos bëhen online”.

Por, ndërkohë një detaj që vihet re gjatë deklaratës së Bardhit, janë komentet e demokratëve.

Deklarata e Bardhit është publikuar live në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, ku demokratët kanë shprehur revoltën e tyre kundër Bashës dhe të zgjedhurve të tij.

LEXO EDHE:  Pse u tërhoq Basha nga protesta?/ Ngjela zbulon detajet 

LEXO EDHE:  U kap me drogë/ Zbulohet identiteti i shqiptarit

Po thyeni more qafen se u bëtë gazi i botës. Shkoni ore te Sali beu. Mblidhuni t’ju bëjë burra se me jet ju nuk bëheni”-shkruan një komentues.



Më tej, një tjetër shkruan “Me kete diksion qe ke ti, ia kalon dhe Erion Braces!

Ti do mbrosh kauzat e këtij popull more buzëqumeshti i Lulushit?”

Gjithashtu një tjetër shkruan “Hani edhe këtë 4 vjetësh, se nuk keni për të marrë kokërr vote më”.

Më poshtë disa nga komentet, e bëra në faqen zyrtare të PD:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kolapsi moral i lidershipit të opozitës”/ Ish-deputeti i PD numëron tradhëtitë e Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj i ka drejtuar kritika të forta kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në një analizë të gjatë, Veliaj shkruan se kriza në të cilën është futur opozita është një krizë lidershipi, morali dhe demokracie.

Më tej, ai shkruan se Partia Demokratike është trajtuar si pronë personale, forca e saj si aset biznesi, votat historike si lëndë e parë për fitime individuale.

“Udhëheqësia përpara se të arrijë rezultate, duhet t’i japi kuptim organizatës, të krijojë modelin dhe frymën ku normat dhe principet t’i mbajnë njerëzit të bashkuar me njëri-tjetrin. Kjo është cenuar ndër vite. Partia Demokratike është trajtuar si pronë personale, forca e saj si aset biznesi, votat historike si lëndë e parë për fitime individuale.”-shkruan Veliaj.

Gjithashtu ai numëron edhe disa nga tradhëtitë e Bashës ndaj demokratëve, që nga Bashkia e Tiranës, e deri në vendimin e fundit, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

“Kultura tinzare e eleminimit të njerëzve me etapa, e përdorimit dhe e flakjes, e personalizimit dhe e shpërfilljes, e mungesës së respektit dhe ndjeshmërisë, ka shkatërruar konceptin e partisë moderne, duke e kthyer në sipërmarrje në funksion të një njeriu. Këtu qëndron shkaku i dështimeve të përsëritura.

Drejtuesit e mirë shquhen për vendime që të nxjerrin fitues. Nuk gabohet në çdo udhëkryq të kohës. Egoja dhe paaftësia nuk krijuan kurrë një lidership ndryshimi. Iku nga bashkia kur duhej të konkuronte dhe të mbante kryeqytetin si fortesë pushteti dhe ekuilibër forcash. Bëri kompromise të fshehta dhe hyri në qeveri para fushate kur duhej të mobilizonte trupat për luftë, duke krijuar iluzione se ishte në sinkron me kundërshtarin.

Dogji mandatet dhe i la të gjitha pushtetet, dezertoi nga beteja vendore dhe u la të gjithë hapësirën lokale socialistëve, kur duhej të shtrinte pushtetin si mjet për të marrë qeverinë.

Nxitoi për eleminuar liderin historik dhe hedhur në erë legjitimitetin politik të së djathtës kur duhej të bënte luftën morale me të majtën për integritetin e procesit zgjedhor. Një anije pa busull dhe pa kapiten, që vërtitet pa një projeksion të qartë nuk arrin kurrë në destinacion.”-shkruan Astrit Veliaj.



Sipas ish-deputetit demokrat, mefshtësia dhe dobësitë e karakterit e groposën politikisht kryetarin në ikje. Kundërshtarët e bënë objekt talljesh, opinioni nuk e mori kurrë seriozisht, ai vetë nuk pati kurrë forcën t’i vinte pikat mbi i.

“U bë me stilin e tij karakteristik objekti kryesor i memeve dhe i emisioneve humoristike. Trashte zërin dhe dilte si këndez i parritur, i këndonte himnin dhe në vend të patriotizmit reflektonte donkishotizmin, mblidhte dhe shumëzonte duke vënë në pikëpyetje edhe shkollën, që ndër vite iu shit si aset kombëtar.

LEXO EDHE:  Arrestohet për dhunë fizike

LEXO EDHE:  Pse u tërhoq Basha nga protesta?/ Ngjela zbulon detajet 

Nuk i shkoi kurrë kostumi i liderit, ngjante më shumë me dordolecët që u mungon autenticiteti. Imitonte, por nuk u bë kurrë një origjinalitet.

Asnjëherë frymëzues dhe i besueshëm. Figurant me shkëlqim të rremë. Atë që premtonte kurrë nuk e realizonte. Përçarës i paprinciptë i organizatës, demokrat fals që me buzëqeshje fshihte dredhinë e radhës.

Janë harruar postet e larta që partia i dha për ta pasur si lider të ardhmes dhe kudo pyet e kujtojnë si njeri i fjetur, hileqar dhe oportunist, premtues spekullant dhe shkelës marrëveshjesh, gënjeshtar e i pazoti të krijojë identitet politik, masë amorfe, që u ngjitet të fortëve të politikës për të kapur çfarë do, i gatshëm të kërcejë në prehrin e kujdo që i afron një pazar më të mirë.

Në 8 vite Partia Demokratike humbi tiparet e një partie konservatore, u zhbë konkurrenca e lirë dhe e ndershme e njerëzve, humbi vërtetësia dhe lulëzuan kulisat, u larguan personazhet markante dhe çdo njeri me potencial publik. Mendësia e kreut u përhap si epidemi dhe manovrat meskine u instaluan aty ku gjetën terren.

Ky kryetar nuk arriti kurrë t’i japi tipar të respektueshëm lidershipit politik të opozitës, nuk u ngjit kurrë në përmasat kombëtare të partisë që trashëgoi. Mbeti një drejtues në letra, por nuk u bë kurrë lideri i zemrave dhe mëndjeve të njerëzve.

Jo më kot. Një njeri që harxhon kaq shumë energji për t’ia hedhur të tjerëve nuk mund të bëhet kurrë lider.

Do vinte dhe kjo ditë kur kriza e lidershipit do aktivizonte mekanizmin demokratik të antarësisë, ku do i mësohet kreut nga vegjëlia se të drejtosh duhet të kesh karakter, fjalë e besnikëri, forcë shembulli dhe integritet, rezistencë për të mbajtur presionin dhe jo të shesësh historinë e familjes politike për karrierë dhe përfitime personale.”-përfundon Astrit Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbardhet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare/ Si ndahen deputetët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot në një seancë plenare, ku është miratuar edhe përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare, me deputetë si nga mazhoranca dhe opozita.

PS do të ketë shumicën në çdo komision, kurse PD përfshin tre grupe parlamentare ndërsa deputetët e LSI dhe PSD përfshihen si anëtarë jashtë grupeve parlamentare.

LISTA E KOMISIONEVE:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

1. Fatmir Xhafaj (Grupi parlamentar PS)
2. Ermonela Valikaj Felaj (Grupi parlamentar PS)
3. Damian Gjiknuri (Grupi parlamentar PS)
4. Jurgis Çyrbja (Grupi parlamentar PS)
5. Saimir Hasalla (Grupi parlamentar PS)
6. Toni Gogu (Grupi parlamentar PS)
7. Aurora Mara (Grupi parlamentar PS)
8. Xhemal Qefalia (Grupi parlamentar PS)
9. Gerta Duraku (Grupi parlamentar PS)
10. Denis Deliu (Grupi parlamentar PS)
11. Eduard Ndreca (Grupi parlamentar PS)
12. Gledis Çeliku (Jashtë grupeve parlamentare)
13. Gazment Bardhi (Grupi parlamentar PD)
14. Enkelejd Alibeaj (Grupi parlamentar PD)
15. Dhurata Tyli (Grupi parlamentar PD)
16. Saimir Korreshi (Grupi parlamentar PD)
17. Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD)
18. Dashnor Sula (Grupi parlamentar PD)
19. Elda Hoti (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)
20. Bledion Nallbati (Grupi parlamentar PD)
21. Fatmir Mediu (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

Komisioni për Integrimin Europian

1. Taulant Balla (Grupi parlamentar PS)
2. Blendi Klosi (Grupi parlamentar PS)
3. Bujar Çela (Grupi parlamentar PS)
4. Ornaldo Rakipi (Grupi parlamentar PS)
5. Etjen Xhafaj (Grupi parlamentar PS)
6. Mimi Kodheli (Grupi parlamentar PS)
7. Lavdrim Krrashi (Grupi parlamentar PS)
8. Erisa Xhixho (Jashtë grupeve parlamentare)
9. Edi Paloka (Grupi parlamentar PD)
10. Luçiano Boçi (Grupi parlamentar PD)
11. Flutura Açka (Grupi parlamentar PD)
12. Kreshnik Çollaku (Grupi parlamentar PD)
13. Belind Këlliçi (Grupi parlamentar PD)
14. Tomor Alizoti (Grupi parlamentar PD)

Komisioni për Politikën e Jashtme

Hatixhe Konomi (Grupi parlamentar PS)
2. Lavdrim Krrashi (Grupi parlamentar PS)
3. Alqi Bllako (Grupi parlamentar PS)
4. Benet Beci (Grupi parlamentar PS)
5. Blendi Klosi (Grupi parlamentar PS)
6. Petro Koçi (Grupi parlamentar PS)
7. Besion Ajazi (Grupi parlamentar PS)
8. Klodiana Spahiu (Grupi parlamentar PS)
9. Grida Duma (Grupi parlamentar PD)
10. Kreshnik Çollaku (Grupi parlamentar PD)
11. Shpëtim Idrizi (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)
12. Tritan Shehu (Grupi parlamentar PD)
13. Belind Këlliçi (Grupi parlamentar PD)
14. Vangjel Dule (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)
15. Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD)

Komisioni për Ekonominë dhe Financat



1. Erion Braçe (Grupi parlamentar PS)
2. Anila Denaj (Grupi parlamentar PS)
3. Antoneta Dhima (Grupi parlamentar PS)
4. Pranvera Resulaj (Grupi parlamentar PS)
5. Vullnet Sinaj (Grupi parlamentar PS)
6. Benet Beci (Grupi parlamentar PS)
7. Shpresa Marnoj (Grupi parlamentar PS)
8. Alban Xhelili (Grupi parlamentar PS)
9. Enslemvera Zake (Grupi parlamentar PS)
10. Edmond Spaho (Grupi parlamentar PD)
11. Jorida Tabaku (Grupi parlamentar PD)
12. Alfred Rushaj (Grupi parlamentar PD)
13. Bujar Leskaj (Grupi parlamentar PD)
14. Arbi Agalliu (Grupi parlamentar PD)
15. Agron Shehaj (Grupi parlamentar PD)
Emilja Koliqi (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)
17. Dashamir Shehi (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

LEXO EDHE:  Trafik lëndësh narkotike/ Shkatërrohet grupi shqiptaro-tunizian

LEXO EDHE:  Trafik lëndësh narkotike/ Shkatërrohet grupi shqiptaro-tunizian

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Paulin Sterkaj (Grupi parlamentar PS)
2. Antoneta Dhima (Grupi parlamentar PS)
3. Bardhyl Kollçaku (Grupi parlamentar PS)
4. Luan Duzha (Grupi parlamentar PS)
5. Vullnet Sinaj (Grupi parlamentar PS)
6. Denis Deliu (Grupi parlamentar PS)
7. Pranvera Resulaj (Grupi parlamentar PS)
8. Toni Gogu (Grupi parlamentar PS)
9. Ilirian Pendavinji (Grupi parlamentar PS)
10. Agron Çela (Jashtë grupeve parlamentare)
11. Enkelejd Alibeaj (Grupi parlamentar PD)
12. Ervin Salianji (Grupi parlamentar PD)
13. Lindita Metaliaj (Grupi parlamentar PD)
14. Isuf Çelaj (Grupi parlamentar PD)
15. Ferdinant Xhaferraj (Grupi parlamentar PD)
16. Luan Baçi (Grupi parlamentar PD)
17. Kasëm Mahmutaj (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

1. Fadil Nasufi (Grupi parlamentar PS)
2. Tatiana Piro (Grupi parlamentar PS)
3. Luljeta Bozo (Grupi parlamentar PS)
4. Ismet Beqiraj (Grupi parlamentar PS)
5. Anduel Tahiraj (Grupi parlamentar PS)
6. Ilir Ndraxhi (Grupi parlamentar PS)
7. Rrahman Rraja (Grupi parlamentar PS)
8. Baftjar Zeqaj (Grupi parlamentar PS)
9. Alqi Bllako (Grupi parlamentar PS)
10. Flamur Hoxha (Grupi parlamentar PD)
11. Fatjon Veizaj (Grupi parlamentar PD)
12. Lefter Gështenja (Grupi parlamentar PD)
13. Zef Hila (Grupi parlamentar PD)
14. Ramadan Likaj (Grupi parlamentar PD)
15. Xhelal Mziu (Grupi parlamentar PD)
16. Agron Duka (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)
17. Nusret Avdulla (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

1. Desantila Tahiraj (Grupi parlamentar PS)
2. Florenc Spaho (Grupi parlamentar PS)
3. Niko Kuri (Grupi parlamentar PS)
4. Mirela Pitushi (Grupi parlamentar PS)
5. Shpresa Marnoj (Grupi parlamentar PS)
6. Ilir Metaj (Grupi parlamentar PS)
7. Tatiana Piro (Grupi parlamentar PS)
8. Anila Denaj (Grupi parlamentar PS)
9. Lindita Buxheli (Grupi parlamentar PS)
10. Gertjan Deda (Jashtë grupeve parlamentare)
11. Petrit Vasili (Jashtë grupeve parlamentare)
12. Grida Duma (Grupi parlamentar PD)
13. Orjola Pampuri (Grupi parlamentar PD)
14. Tritan Shehu (Grupi parlamentar PD)
15. Mesila Doda (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)
16. Zheni Gjergji (Grupi parlamentar PD)
17. Ilda Dhori (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)
18. Seladin Jakupllari (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

1. Eduard Ndreca (Grupi parlamentar PS)
2. Teuta Ramaj (Grupi parlamentar PS)
3. Lindita Buxheli (Grupi parlamentar PS)
4. Ilir Topi (Grupi parlamentar PS)
5. Blerina Gjylameti (Grupi parlamentar PS)
6. Florenc Spaho (Grupi parlamentar PS)
7. Desantila Tahiraj (Grupi parlamentar PS)
8. Enslemvera Zake (Grupi parlamentar PS)
9. Meri Markiçi (Jashtë grupeve parlamentare)
10. Flutura Açka (Grupi parlamentar PD)
11. Luçiano Boçi (Grupi parlamentar PD)
12. Ina Zhupa (Grupi parlamentar PD)
13. Andia Ulliri (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)
14. Eralda Bano Tase (Grupi parlamentar PD)
15. Merita Bakiu (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)
16. Kastriot Piroli (Grupi parlamentar PD)

LEXO TE PLOTE