LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Unë, i Pagabueshmi…/Nga Edmond Tupja

27 Mars 2016, 19:24, Aktualitet CNA

Latini kishte të drejtë kur thoshte ?Errare humanum est?, fjalë për fjalë, ?Gabimi është njerëzor? ose, më natyrshëm në gjuhën shqipe, ?Çdo njeri gabon?, ?S?ka njeri që të mos gabojë?, ?Gabime bëjmë të gjithë? etj., etj., ndonëse ka një cak për gabimet: njeriu gabon, se nuk është i përkryer, megjithatë nuk duhet që goma të harxhohet më shpejt se lapsi. Mirëpo, me sa duket, me ne shqiptarët ndodhka ndryshe: ?Çdo njeri gabon?, por jo unë, vetëm tjetri gabuaka, cilido qoftë ai, mik, asnjanës apo armik, prind, vëlla, motër, kushëri, fqinjë, shok, koleg apo edhe thjesht i panjohur. Ashtu u si faji, gabimi bëhet qyrk dhe atë nuk pranon ta veshë askush.

E thënë ndryshe: në Jetimoren e Gabimeve gjithmonë ka vend për gabimet e bëra nga tjetri, tjetra, të tjerët e të tjerat, por kurrsesi nga unë, qofsha njeri krejt anonim, disi i njohur, shumë i njohur, më i njohuri në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike, sepse unë nuk bëj kurrë gabime, pra, jam i pagabueshëm! Unë jam i pagabueshëm, qofsha shef i vogël apo i madh, kryetar komune apo bashkie, kryetar partie, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi apo Shteti, unë jam, pra, i Pa­ga­bu­esh­mi, i vetmi, the only one!

Në historinë fatkeqe të vendit tonë, të paktën pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, nuk di asnjë rast kur Partia apo Qeveria, Kreu i Shtetit apo i Qeverisë, pavarësisht botëkuptimit të tij, kahjes politike, ngjyrës partiake, paraqitjes së jashtme dhe asaj të brendshme, të ketë pranuar, qoftë edhe një herë të vetme, vetvetiu të vetme, vërtet të vetme, vërdallisht e vjellimisht të vetme, të ketë pranuar, pra, që ka gabuar në punën e tij!

Psikologjia e të Pagabueshmit bazohet te trashendenca, d.m.th. tek ekzistenca e realiteteve sublime, të epërme, përtej përvojës, trashendencë të cilën filozofi francez Jean­Paul Sartre e interpreton si ?Perëndi ? lëndë të përhershme dhe gjëra në vetvete ? raporte të drejte e të vërtete të pandryshueshme të pavarura nga faktet ? objekte jashtë ndërgjegjeve?. Në këtë këndvështrim, i Pagabueshmi ndihet detyrimisht i Pavdekshëm, i Përjetshëm e i Gjithëpushtetshëm.

Historia jo vetëm e së kaluarës, por edhe e së sotmes, dëshmon se në shumë shtete, midis të cilëve edhe i yni, Ai, i Pagabueshmi, i Patjetërsueshmi, i Pakundërshtueshmi, i Pakritikueshmi, Unikali, i Vetmi, Kryetari, Shefi Suprem, i Madhi Fare kujdeset, me kërbaç e me kulaç, duke vuajtur e duke u rraskapitur ditë e natë për të mirën e popullit, madje në emër të tij, për të ndrequr gabimet e të tjerëve dhe, në mënyrë që këto gabime të mos përsëriten, të mos shtohen e shumohen, sidomos në demokraturat e tipit e të stilit afrikan.

Ai ka krijuar kushtet e domosdoshme objektive e subjektive që të gjithë të gabueshmit e gabimtarët, të fajshmit e fajtorët, të mëkatueshmit e mëkatarët në gjirin e partisë që ai udhëheq apo të qeverisë që ai drejton, të riedukohen në mënyrë që gabimet, fajet e mëkatet e tyre të kthehen (oh, ç?alkimi apo dialektikë e përkryer!) në suksese të njëpasnjëshme, madje të ripërtëritshme, madhështore dhe të admirueshme pikërisht në sajë të pagabueshmërisë së Tij, pavarësisht përpjekjeve të mbrapshta të armikut të jashtëm e të brendshëm

18:36 Aktualitet

Greqia mes krizave

Me dhjetëra mijëra emigrantët e bllokuar në Greqi, vendi po ...

18:15 Aktualitet

Hebrenjtë dhe Vlora

Gëzim Llojdia1. Editori i gazetës” Dielli” SHBA,Dalib Greca ...

Lajmet e fundit nga