LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm në një stadium në Bagdad/ Humbin jetën mbi 65 persona

25 Mars 2016, 20:33, Aktualitet CNA

Zyrtarët policorë thonë se një sulm vetëvrasës ka goditur një stadium të futbollit, në jug të Bagdadit, duke lënë të vrarë të paktën 65 njerëz dhe dhjetra të tjerë të lënduar. Zyrtarët e sigurisë thanë se shpërthimi i sotëm ndodhi gjatë një ndjeshjeje futbolli, në një stadium të vogël në qytetin Iskanderiyah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.

Zyrtarët mjekësorë konfirmuan shifrën e të vrarëve, duke folur në kushte anonimiteti, meqë nuk ishin të autorizuar për t?u prononcuar për medie, raporton REL. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi i Shtetit Islamik është duke e bërë një fushatë të sulmeve vetëvrasëse në dhe rreth kryeqytetit dhe forcave irakiane.

Lajmet e fundit nga