Connect with Us

Shkrimi në Foreign Policy/ Edi Rama, politikani më kontravers dhe më i pasur i Evropës

Aktualitet

Shkrimi në Foreign Policy/ Edi Rama, politikani më kontravers dhe më i pasur i Evropës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është konsideruar si politikani më kontravers dhe më i pasur i Evropës. Në një shkrim të analistit Adam B. Fairmont, publikuar në Foreign Policy News, qeverisja e Ramës trajtohet me plot anomali dhe mëkate, kryesisht lidhur me luksin e shfrenuar të anëtarëve të Këshillit të ministrave, kriminalizimin e parlamentit dhe infiltrimin e ISIS në shërbimet inteligjente shqiptare. Kështu, Fairmont shprehet se Rama ka një guxim të pashembullt për të pranuar në parti kriminelë dhe trafikantë. “Salla e Kongresit të  Ramës është njollosur nga deputetët shqiptarë të parlamentit, ministrat, baronët e pastrimit të parave dhe trafikantët e drogës, arratisja e të cilëve në Partinë Socialiste është bërë më mënyrë që t’i shmangen drejtësisë dhe prokurorisë. Guximi i zotit Rama për të dalë në publik me kriminelë famëkeq të Evropës është i pashembullt për çdo lider tjetër në demokracitë perëndimore dhe më gjerë.” shkruan Fairmont.

Analisti shkon më tej duke e akuzuar ministrin Bushati se përmes skemave korruptive ka pastruar para. “Refuzimi i zotit Rama për të dënuar skemat e pastrimit të parave të Koço Kokëdhimës; për të dëbuar kriminelët e partisë së tij të zakonshëm si Arben Ndoka (ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë) dhe Armando Prenga (anëtar i Kuvendit të Shqipërisë që ka akuza penale mbi supet e tij dhe vazhdon t’i shmanget drejtësisë shqiptare për më shumë se gjashtë muaj), dhe të hetojë më tej skemat e pastrimit të  parave që e kanë fillesën nga Z. Ditmir Bushati, Ministër i tij i Punëve të Jashtme, i cili është edhe aksioner në kompaninë më të madhe të Shqipërisë, gjeneruese të ndotjes së ajrit.

Linçimi i deputetit socialist Ben Blushi konsiderohet nga analisti si një situatë e ngjashme me atë në Korenë e Veriut. “Kundërshtari kryesor i zotit Rama, Ben Blushi i cili përfaqëson elitën e anëtarëve të lartë të PS, u kryqëzua; një qëndrim i tillë është përjetuar vetëm në spastrimet politike të Koresë së Veriut.

LEXO EDHE:  Rama publikon videon dhe “thumbon” banorët e Kamzës/ Votuan symbyllur PD-në për 30 vite

Ndërkohë në shkrimin në fjalë, Fairmont shprehet edhe për infiltrimin e ISIS në shërbimet inteligjente shqiptare “Qeveria e zotit Edi Ramës është e paaftë dhe pre e një ndikimi të rëndësishëm të shtetit islam; duhet theksuar se Shërbimi Informativ Kombëtar shqiptar është infiltruar nga agjentë të Shtetit Islamik dhe zyrtarët e saj të trajnuar mirë; siguria kombëtare shqiptare dhe integriteti është në rrezik. Tirana duhet të marrë masa të menjëhershme për të forcuar sigurinë e kufirit dhe për të forcuar shërbimet e saj të inteligjencës në Forcat e Armatosura dhe Policisë Kombëtare.

Lidhur me jetën luksoze të ministrave, analisti nuk kursehet me kritika dhe vërejtje “Jeta luksoze e qeverisë së zotit Rama është tepër e shtrenjtë në krahasim me jetën e mbi 1.5 milionë shqiptarëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe fitojnë vetëm pesë euro në ditë. Ministrat e zotit Ramës gëzojnë privilegjet e detyrës publike duke gëzuar një jetë mondane dhe duke përdorur disa automjete shumë luksoze, duke përfshirë: Mercedes-Benz S Class, Audi A7, Audi Q7, Volkswagen Touareg, Porsche Cayenne dhe Jaguar të panumërt.

“Duke iu kthyer vitit 2013, shqiptarët kurrë nuk do të kishin menduar se anëtarët e qeverisë e Edi Ramës do të shkatërronin burimet kombëtare të thesarit dhe të përvetësonin mbi taksapaguesit lokal – thjesht si një jaguar që përgatitet në pritë për të vrarë gjahun e tij – për të blerë Jaguarë të shtrenjtë për të kënaqur së tepërmi stilin e tyre të jetesës.” shkruan ndër të tjera analisti Fairmont./citynews

Adresa e artikullit: http://foreignpolicynews.org/2016/03/24/edi-rama-europes-wealthiest-controversial-politician/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht

Publikuar

-

Nga

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht

Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë pushtetin me mandatet e BD-së, ato janë gati që t’i japin mbështetje por me një kusht.

“Vota jonë do jetë poatjetër nëse Basha merr mbështetje masive për të qenë kryeministër. Nëse jemi përcaktuese ne shkojmë me Bashën nëse plotëson kushtet tona siç është fillimi i ndryshimit të soistemit politik. Zoti Patozi se ka pasur kurrë këtë kusht që Basha do ikë.

Do bëjmë marrëveshje me Pd nëse plotëson kushtet tona. Nëse Basha del forcë e parë dhe ka mundësi të fitojë qeverinë me ne ne ia japim mandatet, por me kushtin e fillimit të demokratizimit”, tha ai për “Report Tv”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kur mora mandatin kisha tension me Bashën”/ Artur Roshi tregon pse firmosi koalicion me PD

Publikuar

-

Nga

“Kur mora mandatin kisha tension me Bashën”/ Artur Roshi tregon pse firmosi koalicion me PD

Artur Roshi, emri të cilit ishte surprizë në koalicionin e firmosur me PD, pasi Partia e Ballit Kombëtar nuk pranoi të digjte mandate pas vendimit të opozitës së bashkuar. Por përtej kësaj duket se Basha e ka ftuar në koalicion dhe Roshi e quajti si bashkëpunim pasi i bashkojnë idetë dhe filozofitë e politikës.

Roshi nuk pranoi që mes Bashës dhe tij të kishte krisje, por u sigurua të theksonte se ai me qëndrimet e tij në Kuvend gjithmonë ka qenë pjesë e opozitës së bashkuar dhe për këtë ka ndodhur dhe bashkëpunimit.

“Qëndrimet  e mia kanë qenë në koherencë me Bashën, aludimet e bëra nuk janë punë të miat. Vjen natyrshëm  kam një bashkëpunim me Bashë që nga 2005 dhe nuk është shkëputur që në këtë periudhë. Në ditën e marrjes së mandati mund të kishte pak tension mes nesh, por qëndrimet e mia në politikë  të mbajtur në kuvend ka treguar edhe që unë kam qenë gjithmonë pjesë e opozitës së bashkuar. Idetë dhe filozofia nuk na ndajnë më të djathtën por na bashkojnë për të bashkëpunuar”, tha Roshi në Report Tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Nuk do jemi patericë e asnjë force politike

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Nuk do jemi patericë e asnjë force politike

Endri Shabani ka komentuar në “Open” për përçarjen e opozitës duke thënë se partia e tij “Nisma Thurje” nuk ka të bëjë aspak me Lulzim Bashën.

Megjithatë thekson se nuk do të jenë “patericë” e askujt dhe synimi është që të ketë dobësim të kryetarëve dhe funksionim të institucioneve.

“Nuk do të jemi patericë e asnjë force politike. Ne po garojmë me një program e platformë ligjvënëse. Unë besoj që Lulzim Basha me LSI-në mund ta rrëzojnë Ramën, s’kanë nevojë për neve. Të thonë se janë më mirë se Rama është shumë e lehtë. Por unë them se kjo nuk mjafton. Nëse nuk kemi një dobësim të kryetarëve, të liderëve, nëse nuk kemi funksionim të institucioneve, nuk mjafton”, tha Shabani./CNA.al

LEXO TE PLOTE