LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndocaj mban premtimin/ Bën gati kapelet për Ramën dhe Metën (FOTO)

25 Mars 2016, 18:29, Aktualitet CNA

Deputeti Eduart Ndocaj ka mbajtur premtimin për t’i dhuruar kapele kaubojsi Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeparlamentarit Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook në profilin zyrtar të deputetit “kaubojs”, bëhet me dije se kapelet janë realizuar nga Vellezerit Gjata në Montappone. Gjithashtu Ndocaj shprehet se Metës deshiron t’ia dhurojë me rastin e 47 vjetorit dhe Rames me rastin e fitores absolute në referendum.

Ja çfarë shkruan në Facebook Eduart Ndocaj

Eduart Ndocaj ashtu sic kishte premtuar tek “Opinion” se Rama e Metes ne prani te gazetarit Blendi Fevizu do u dhuronte dy kapele, nje Metes te personalisuar me “Rilindjen” dhe “Edi Rama” dhe nje Metes te personalizuar me “LSI” dhe “Ilir meta”.
Kerkesa nese do u dhuronte Metes dhe Rames nga nje kapele erdhi nga gazetari Fevziu, kur Ndocaj ishte i ftuar ne “Opinion”.
Sic e shikoni ne foto, kapelet jane gati dhe z. Ndocaj pret ftesen e Fevziut per t’i dhuruar keto kapele live Metes e Rames.
Metes deshiron t’ia dhuroje me rastin e 47 vjetorit e Rames me rastin e fitores absolute ne referendum.
Sic e shikoni Ndocaj eshte lider qe e mban fjalen!
Kapelet behen nga Vellezerit Gjata ne Montappone.

Lajmet e fundit nga