LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moratoriumi/ Pyjet do të mbrohen me policë, ngrihet Task-Forca

25 Mars 2016, 17:05, Aktualitet CNA

Pas hyrjes në fuqi të moratoriumit dhjetë vjeçar për mbrojtjen e pyjeve tashmë do të ngrihet një strukturë e veçantë monitoruese, Task ? Forcë ose siç do të njohet me termin ?Roja e Gjelbër?. Parashikohet që ky insitucion do të ketë në përbërje të tij përfaqësues në nivel qendror, rajonal dhe vendor dhe do të drejtohet nga zëvendësministri i Mjedisit. Për të garantuar zbatimin e ligjit në strukturë është parashikuar që të ketë edhe punonjës nga Policia së së Shtetit, Policisë Ushtarake a strukturave të tjera të Forcave të Armatosura, të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, por edhe  struktura të hetimit tatimor dhe antikontrabandës. Task- Forca do t?i raportojë direkt kryeministrit. Ajo do të kyejë kontrolle, mbikëqyrje, inspektime, patrullime dhe vlerësime në të gjithë territorin e vendit si dhe ndërhyjnë për parandalimin ose ndalimin e dëmtimeve apo të shfrytëzimeve të paligjshme të pasurive pyjore të vendit, duke realizuar edhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë shkelësve të legjislacionit në këtë fushë.

Nga viti 2004 deri në 2015-ën raportohen prerje ilegale me mbi 2,500,000 m3 në vit, dukë krijuar një katastrofë të vërtetë mjedisore. Sipas të dhënave zyrtare janë prere dhe djegur qëllimisht rreth 17% e fondit pyjor. Ndërsa sipërfaqja e pyllëzuar në total nga 1990 deri në 2013-ën është në nivele të papërfillshme prej 2,678 ha pyllëzim. Pra, vetem 116 ha/vit. Ndikimi në mjedis është pothuajse inekzistent.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se gjatë periudhës 2005 ? 2015 është shfrytëzuar një volum i përgjithshëm i pyjeve në masën 1.3 milionë m3 dhe deri vitin e kaluar dhënë rreth 2,700 leje për shfrytëzim.

Ligji i ri parashikon vendosjen e detyrimeve konkrete për të gjitha subjektet që shfrytëzojnë sipërfaqet pyjore, siç është detyrimi për ta pyllëzuar në raportin 1:3 për çdo dru të prerë dhe 1:2 për sipërfaqe kullosore./Monitor

Lajmet e fundit nga